test

Çfarë po ndodh? Tre anije të NATO-s “zbarkojnë” në Finlandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur në portin jugperëndimor finlandez të Turkut për t’u trajnuar me marinën finlandeze, raporton Reuters.

Anijet do të stërviten me dy “gjuetarë” të minave nga flota bregdetare e Finlandës, thanë në një deklaratë sot forcat mbrojtëse të Finlandës.

Stërvitja dy-ditore do të përgatisë anijet finlandeze për të marrë pjesë në forcat e reagimit të NATO-s dhe do të fokusohen në “kundërmasat e minave dhe punën në një kornizë shumëkombëshe”, thuhet në deklaratë.

Kjo stërvitje vjen gjithashtu pasi Helsinki konsideron mundësinë e anëtarësimit në aleancën ushtarake mes tensioneve të shtuara me Rusinë fqinje.

Në fillim të këtij muaji, kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, tha se vendi i saj do të merrte një vendim në javët e ardhshme nëse do t’i bashkohej NATO-s.

Vullnetin për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA e ka shprehur gjithashtu edhe Suedia. Sakaq, Rusia ka paralajmëruar dy vendet se do të përballen me pasoja nëse bëhen pjesë e NATO-s.

Të fundit

Ndodh sërish, qeni i presidentit Biden kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Qeni i presidentit amerikan Joe Biden ka kafshuar një agjent tjetër të Shërbimit Sekret, ndërsa e kishte nxjerrë për...

Vapa ekstreme pushton këtë vend, deri më tani 125 persona kanë ndërruar jetë

Temperaturat e larta që kanë prekur Meksikën kanë rezultuar në vdekjen e 125 personave në mbarë vendin deri më tani këtë vit, sipas Ministrisë...

Të shtëna me armë në Michigan, 9 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Nëntë persona, duke përfshirë dy fëmijë, kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë një park ujor. Dy fëmijë ishin mes...

Vranësira të pakta, temperatura të larta/ Si pritet të jetë moti gjatë ditës

Shqipëria Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa...

Kurban Bajrami, Begaj: Reflektimi bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj është shprehur se Kurban...

Lajme të tjera

Web TV