Alibeaj mbledh Kryesinë, ja çfarë do të diskutohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot Kryesinë e PD.

Raportohet se në këtë mbledhje do të diskutohet mbi agjendën e grupit të PD, ndërsa të pranishëm në sallë janë vetëm deputetët Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliu, kurse Luçiano Boçi dhe Ervin Salianji mungojnë.

Ndarja e demokratëve që nisi me bojkotin e rreth 35 deputetëve të grupit parlamentar në Kuvendin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit ka nisur të reflektohet në të gjitha organet drejtuese të Partisë Demokratike.

Kjo ndarje e grupit parlamentar vjen në një kohë që maxhoranca vazhdimisht i bën thirrje opozitës sa i takon negociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Alibeaj ka shprehur bindjen për përfshirjen në negociata me shumicën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, madje bashkë me deputetët e grupit kanë propozuar dhe draftin si duhet të bëhet procesi i zgjedhjes së emrit të ri.

Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit përmes Këshillit Kombëtar të PD vendosi përmes një rezolute kushte për shumicën për një proces serioz sa i takon zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Nga ky proces përjashtoi grupin e Alibeajt.

Të fundit

Balluku inspekton punimet në aksin Thumanë-Kashar: Po punohet me ritme të shpejta

Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar, ndersa 30 qershori është dita kur parashikohet...

Konflikt i çastit apo hakmarrje?/ Pistat ku po heton policia mbi ngjarjen në Fier

Të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave në fshatin Nbaltëz në Fier. Viktima dhe babai i tij janë punonjës policie...

Kryeministri grek mbërrin në Ankara për tu takuar me Erdogan

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur pak minuta më parë në Ankara për takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kryeministri grek është pritur...

Cilat janë degët që kanë pësuar rënie të kërkesave për regjistrim dhe cilat rritje

Ndjekja e studimeve të larta po strukturohet me nevojat e tregut global të punës, teksa shihet një prirje në rritje për degët e mjekësisë...

Vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, zbulohet identiteti i autorit

Zbulohet identiteti i autorit i vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Mernica i njohur edhe si Azgan Mernica. Autori...

Lajme të tjera

Web TV