Putin merr masa për ushtarët rebelë, dërgon në front gjeneralin e “egër”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dhënat e fundit nga shërbimet ndërkombëtare të inteligjencës, tregojnë se mes ushtarëve rusë ka një frymë rebelimi.

Nën një realitet të tillë, presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar në front drejtuesit më të ashpër të ushtrisë, në tentativë për të kontrolluar elementët që kundërshtojnë luftën, në përpjekje për t’i bërë shembull dhe për të ndalur përhapjen e një qëndrimi të tillë.

Shërbimet e inteligjencës së Kievit, kanë bërë me dije se një gjeneral rus, i dërguar në Ukrainë për të vendosur disiplinën, i ka zhveshur dhe lidhur ushtarët të cilit nuk bindeshin ndaj urdhrave të eprorëve të tyre.

Në një audio të përgjuar të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, dëgjohet një ushtar rus duke i thënë një miku që Kremlini ka dërguar një gjeneral, të quajtur vetëm si ‘Muradov’.

Ndërsa emri i plotë i gjeneralit nuk zbulohet në diskutim, ka të ngjarë që ushtari po i referohet gjenerallejtënant Rustam Muradov – zëvendës komandant i Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë, i njohur për mbikëqyrjen e luftimeve brutale në luftën civile siriane.

“Epo, Muradov mbërriti dhe organizoi një gjykatë demonstrative,” tha ushtari, duke shtuar se ai e disiplinoi njësinë e tij sepse “askush nuk donte të vazhdonte përpara”.

“Komandantët nuk donin t’i çonin djemtë e tyre drejt vdekjes. Vetë djemtë thjesht nuk ishin gati. Kështu që dje Muradov mori masa për t’i bërë shembull, i zhveshi, i detyroi të nxjerrin gjithçka nga xhepat e tyre, i lidhi duart. Pastaj i ngarkuan në autobusë dhe i morën”, shtoi ai.

Nuk u raportua nga autoritetet ukrainase se ku ndodhej ushtari rus kur bëri një telefonatë me mikun e tij, por ky është një shembull tjetër i trupave të Putinit që shfaqin shenja të moralit të ulët mes raporteve për pakësimin e pajisjeve dhe furnizimeve.

Lexo edhe :  Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Muradov është një nga një sërë figurash ushtarake ruse të sanksionuara nga BE. Atij iu dha titulli Hero i Federatës Ruse në vitin 2017, me çmimin që iu dorëzua personalisht nga vetë Putin.

Të fundit

Rama për anëtarësimin e Shqipërisë: Dua të marr hak ndaj atyre që na kanë poshtëruar

I fokusuar te anëtarësimi i Shqipërisë në 2030 Kryeministri Edi Rama tha se ka një dëshirë për hakmarrje ndaj...

Inter me krahë të “thyer” përpara sfidës me Feyenoord, Inzaghi i detyruar të improvizojë

Barazimi kundër Napolit në fund ndoshta është lajmi më pak negativ i ndeshjes për Interin. Trajneri Simone Inzaghit iu desh që të bënte 2...

EMRI/ Ministrja e Shëndetësisë shkarkon drejtoreshën e spitalit të Librazhdit

Drejtoresha e Spitalit të Librazhdit, Fatbardha Qatja është shkarkuar nga detyra. Ministrja e Shëndetësisë  ka firmosur urdhrin për shkarkimin dhe ka emëruar menjëherë në këtë...

Plas “lufta për pushtet në Bashkinë e Tiranës/ Ristani sulmon njerëzit e Erion Veliajt

Teksa kanë kaluar 3 javë nga arrestimi i Kryebashkiakut Erion Veliaj, duket se në Bashkinë e Tiranës ka ‘nisur lufta’ për pushtet. Kryetarja e deleguar...

“Në Shqipëri ka spekulim”, agronomi rrëzon ‘mitin’ e hormoneve e pesticideve

“Nuk shijon si dikur” është një nga frazat më të dëgjuara lidhur me prodhimet bujqësore. Shpesh dëgjojmë fjalën “hormone” pas kësaj duke përçuar idenë se...

Lajme të tjera

Web TV