Integriteti territorial i Ukrainës, vendet e G7 nuk do të pranojnë “kurrë” kufij të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve të industrializuara të perëndimit theksuan mbështetjen e tyre për integritetin territorial të Ukrainës.

Shtatë vendet e industrializuara të Perëndimit kanë theksuar në përfundim të takimit të tyre në Gjermani të shtunën (14.05.) se kufijtë e rinj që synon të vendosë Rusia nuk do të pranohen kurrë. G7 do të vazhdojë “mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë edhe Krimenë, dhe të të gjithë shteteve të tjera”, deklaruan ministrat e Jashtëm të G7 në takimin e tyre në Vangels, në landin gjerman Shlezvig-Holshtajn. Gjermania mban kryesinë e radhës.

Në të njëjtën kohë, vendet e G7 u shprehën me kritika të ashpra kundër Bjellorusisë. Udhëheqja në Minsk duhet të “ndalë mundësimin e agresionit rus dhe të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare”.

“Luftë e grurit”

Në fokus të konsultimeve të ministrave të Jashtëm ishin efektet globale të luftës. “Lufta agresore ruse kundër Ukrainës si edhe veprimet e njëanshme të Rusisë për kufizimin e eksporteve agrare ukrainasekanë sjellë rritje të fortë çmimesh në tregjet e lëndëve të para”, thuhet në deklaratën përfundimtare. Kjo çon në një kërcënim të “sigurimit global të ushqimit”. Vendet e G7 i kanë bërë thirrje Rusisë të “ndalë menjëherë sulmet kundër infrastrukturës së rëndësishme të transportit, përfshirë edhe portet, me qëllim që ata të përdoren për eksportin e produkteve agrare të Ukrainës.”

 

 

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e akuzoi Rusinë për “luftë të grurit”. Qeveria në Moskë përpiqet më qellim që të zgjerojë luftën e Ukrainës në botë, tha Baerbock në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të shtunën. Bllokimi nuk është dëm kolateral i luftës. “Ne nuk duhet të jemi naivë” u shpreh Baerbock. Rusia punon për të kirjuar terrenin për dobësimin e unitetit ndërkombëtar.

Lexo edhe :  Amnistia për krime jo të dhunshme, Biden fal 2500 të dënuar për drogë

Në kërkim të alternativave të tjera

Vendet e G7-s po kërkojnë alternativa për transportin me anije të grurit nga Ukraina, për të thyer bllokadën ruse në këtë drejtim. Pas problemeve me shinat rumune të hekurudhës për shkak të traseve të ndryshme, po shikohet mundësia e alternativave të tjera të eksportit, si psh ai përmes vendeve balltike, tha Baerbock. Por edhe në këtë drejtim duhet të shikohet, nëse plotësohen kushtet se si të ankorohen anijet në këto porte. Normalisht nga Ukraina mund të eksportohen 5-6 milionë tonë drithëra në muaj. Kjo mund të arrihet vetëm përmes rrugës detare, furnizimet përmes hekurudhës janë shumë më të pakta. Por sipas Baerbock “çdo ton grurë që del jashtë mund të ndihmojë pak që të zbutet kriza.”

Dmitri Kuleba dhe Baerbock

Në takimin e G7-s mori pjesë i ftuar edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitri Kuleba. Në lidhje me furnizimin e Ukrainës me armë të rënda, ministrja e Jashtme gjermane u shpreh që të kihet durim. Kanjë konsesus se “ne duhet të qëndrojmë në krah të Ukrainës, që të mos ketë krime të tjera lufte, me qëllim që Ukraina të mund të mbrohet”, tha Baerbock. Gjermania si edhe partnerë të tjerë “nuk mund të ofrojnë me sustë mbështetjen menjëherë”, sidomos në drejtim të mbrojtjes ajrore, u shpreh Baerbock./DW

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV