“E zgjuam me këngët e tij”/Përmirësohet gjendja shëndetësore e kompozitorit Limoz Dizdari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa ditë pas shtrimit në spital, vjen lajmi i mirë për kompozitorin Limoz Disdari.

Artisti i njohur, ish deputet i PS, ka arritur të dalë nga gjendja e intubimit, ndërsa ka shprehur edhe fjalët e para.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotmë ka vizituar kompozitorin e njohur, Limoz Dizdari, i shtruar prej disa ditës në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.

“Jam shumë e emocionuar, sinqerisht keni bërë një punë fantastike. Bravo. Keni vënë edhe muzikën e vetë. Mjeshtri Dizdari tashmë është mirë. Jemi rikthyer ashtu të fortë, si dikur. Jam falenderuese, isha e bindur që do t’ja dilnit, falë përkushtimit tuaj, falë profesionalizmit tuaj, patjetër edhe vullnetit të Limozit që nuk i mungon, për t’ja dalë”, ishte vlerësimi i Manastirliu.

Ndërkohë mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë shpjeguar se ndërhyrja ka qenë delikate dhe e kryer ne kushtet e intubimit, ku i janë vendosur 4 stenda kompozitorit të njohur, ndërsa thanë se e zgjuan kompozitorin, pikërisht përmes këngëve të tij.

“Është bërë një punë fantastike. 4 stenda i vendosën. Dy javë i intubuar dhe gjitha asistimet janë bërë në kushtet e një pacienti të intubuar gjatë gjithë kohës, me hemodinamikë, i janë vendosur 4 stendat. Pasi problematikat ishin jo vetëm pulmonare, goxha të rënda, me një pneumoni të rëndë por edhe me një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej falë punës së zgjithë stafit. Ja hapëm si arterie, i vendosëm 4 stenda dhe për fat për dy ditë reagoi mirë”, shpjeguan mjekët.

Të fundit

Pas 4 vitesh “non grata”, DASH i hap një rrugë Berishës

Katër vite pas shpalljes “non grata” të kreut të PD-së Sali Berisha, nga SHBA duket se vijnë sinjale positive...

Horoskopi i ditës së premte, 9 maj 2025

Dashi (21 mars – 20 prill) Nën ndikimin e Hënës, Dashi do ndjejë një thirrje të brendshme për të ndryshuar diçka thelbësore. Një zgjedhje e...

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa javë më parë në emisionin...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Lajme të tjera

Web TV