Ngjela: E di unë, Berishën do të vijnë helikopterët e SHBA ta marrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela thotë se ish kryeministri Sali Berisha nuk mund t’i shpëtojë dot ndëshkimit penal, pasi është i kapur në krim dhe i shpallur “non grata” nga SHBA.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela thekson se ekspertët thonë se Berisha nuk do ta bëjë plazhin sivjet në Gjirin e Lalëzit, pasi do të vijnë helikopterët e SHBA dhe do ta marrin.

Postimi i Spartak Ngjelës:

Një budalla të tillë, që kuptohet se është me ligësi antishqiptare, si Sali Berisha, vetëm të sëmurët që vuajnë nga patologjia Sali, mund ta besojnë në Shqipëri.
Askush tjetër në Shqipëri nuk e beson më Sali Berishën.
l.
Po ata të patologjisë Sali që po e mbështesin, çfarë niveli mendor kanë?
Nuk i keni parë kur flasin nëpër dhomat ku i mbledh Saliu?! Injorantë që nuk dinë të formojnë një fjali për së mbari.
Po Saliu?
Saliu në vetvete është një ligësi e hapur prej një provinciali të degraduar që s’ka kuptuar asgjë nga qytetërimi, nga drejtësia dhe nga historia. Sali Berisha urren qytetërimin perëndimor, se, që përpara dyzet vjetësh, i ka hyrë detit në këmbë për të shkatërruar Shqipërinë.
Shikojeni si flet sot, që ta kuptoni.
ll.
Saliu pasi ka qenë në pushtet si kryetar i politikës drejtuese të vendit përmbi 12 vjet, dhe vetëm ka shkatërruar, tani u thotë shqiptarëve që, ai vetë, do ta përmbysë atë shkatërrim që i ka sjellë shqiptarëve Sali Berisha, por, ama, prapë dhe serish me Sali Berishën.
E kuptoni tani se ku jemi si shoqëri!
A mund të pranohet kjo?
Nesër do të shihet, se ai kërkon të marrë Partinë Demokratike në një kongres fantazëm….
Hahahahaha.
Por, vetë Saliu nuk ka asnjë shans ta marrë të djathtën nën drejtimin e tij në Shqipëri, dhe as Partinë Demokratike.
Lodhet kot derëziu. Nuk ka tani as parti ku ai bën pjesë ligjërisht, as grup parlamentar, se ai është ligjërisht sakaq një deputet pa parti dhe pa grup parlamentar.
Por, mos harroni, se është shpallur edhe nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për veprimtari kriminale kundër Amerikës. Prandaj, pikërisht për këtë, Sali Berisha nuk i shpëton dot ndëshkimit penal.
Është i kapur në krim.
Por kur do të gjykohet?
Sapo që të vijnë elikopterët që mendohet se do ta marrin.
Por kur?
Të shohim. Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: a do ta bëjë dot plazhin sivjet në Gjirin e Lalëzit Sali Berisha?
Ekspertët thonë, jo.
Të shohim, se komedinë Berisha do të ndiqni.
Çdo i trembur nga ndëshkimi, si Saliu, këtë sjellje ka: ai shkon, nga tragjedia e brendshme e njeriut të trembur, te komedia e jashtme që ai e shfaq si arsye për shfajësim.
Prisni dhe shikoni.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV