Ushtria në pastrimin e bregdetit, Rama: Këtë vit presim fluksin më të madh të turistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot bashkitë që kanë bregdet se këtë vit do të përballen me numrin më të madh të turistëve.

Sipas tij, si rrjedhojë, do të ketë të ardhura më të mëdha, por do të ketë edhe më shumë mbetje.

Rama tha se Ushtria ka ndërhyrë në këtë fazë të fundit për të pastruar mbetjet që janë krijuar nga prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet dhe pas kësaj faze, duhet të jenë qytetarët ata që duhet ta mbajnë bregdetin e pastër.

Edi Rama: Do jetë sezoni më i pastër edhe për shkka të punës së jashtëzkaonshme që është bërë përditë, por edhe për shkak të instrumentit financiar që ëhstë vendosur për ti ardhur në ndihmë bashkive bregdetare që po jetojnë një sezon shumëfishimi të popullsisë. Nëse nga njëra anë ne dhe bashkitë jemi për të pastruar, të tjerët duhet të jenë për të mos ndotur. Ky është elementi i parë i abetares së patriotizmit, të mos ndotim shtëpinë tonë të përbashkët. Duhet të vazhdojmë ti rrimë mbi kokë kësaj pune, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe sezoni me fluksin më të madh të turistëve dhe me nivelin më të lartë të konsumit. Përveçse të ardhura më të mëdha, do të ketë edhe më shumë mbetje. Me hyrjen e forcave të ushtrisë në këtë fazë të fundit për ti dhënë një dorë të fundit gjithçkaje që ka mbetur dhe për të pastruar edhe mbetjet e shembjeve të të gjitha abuzivizmave në rënë përmbyllet një fazë.

 

 

Mirela Kumbaro: 61 bashkitë kanë buxhetuar 10 milionë euro më shumë për zërin e menaxhimit të mbetjeve. Po vëzhgojmë edhe performancën e çdo bashkie. Puna më e madhe dhe sfida më e madhe është puna që duhet të bëjmë me ndryshimin e mentaliteteve. Kjo është sfida e këtij mandate.

Të fundit

17-vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Zbardhet letra që Rama i dërgoi Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër urim nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama për 17-vjetorin...

SpaceX zbarkon për herë të parë raketën jashtë Bahamas

Një tjetër mision për vendosjen e satelitëve të rrjetit Starlink në orbitën e ulët të Tokës u krye sot nga kompania e Elon Musk,...

Foto/ Paris Hilton feston ditëlindjen në avionin privat me fëmijët e saj

Paris Hilton festoi 44 vjetorin e ditëlindjes me avionin e saj privat, së bashku me familjen. “Trashëgimtarja e artë” ka ndarë pamjet nga kjo...

Aksident pranë aeroportit, kamioni merr para shtyllat elektrike

Gjatë natës së kaluar është regjistruar një aksident i pazakontë pak metra larg gardhit të aeroportit. Mendohet se një kamion i tonazhit të lartë...

Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi!

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës është tërhiqur nga gjykimi. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Ajola Xoxa ka ankimuar...

Lajme të tjera

Web TV