Shqipëria e rrezikuar nga lufta? Peleshi: Ja pse kërkuam raketë anti-tank!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, zbuloi pse Shqipëria kërkoi një raketë anti-tank dhe nëse kjo gjë lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri Peleshi deklaroi se kërkesa për këtë raketë ishte bërë para se të niste agresioni në Ukrainë, duke shtuar se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe nuk kërcënohet nga lufta.

Pyetje: Pse Shqipëria kërkoi raketë anti-tank? A rrezikohet Shqipëria nga lufta?

Peleshi: Ka qenë e planifikuar më parë, para se të fillonte agresioni në Ukrainë. Pra, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me agresionin, por natyrisht agresioni na ka vënë para një fakti, që është shtimi i përpjekjeve dhe buxheteve për modernizimin e Forcave të Armatosura. Kështu që, në mos ky projekt, projekte të tjera po kanë lidhje me agresionin. Ne po shtojmë përpjekjet dhe buxhetin për Forcat tona të Armatosura.

Për ta thënë edhe njëherë me zë të lartë, që Shqipëria është e sigurt, është aleate në NATO. Nuk kemi një kërcënim konkret, para të cilit duhet të përgjigjemi me mjetet tona të brendshme. Jemi në NATO, që mbron çdo centimetër. NATO reagon sa herë preket një pëllëmbë tokë. Pra, nuk bëhet fjalë për një rrezik, por nga ana tjetër NATO ka forcuar dukshëm krahun e vet lindor, në kufi me Rusinë. Krahu lindor e tejkalon forcën e rivalëve të vlerave tona në lindje.

 

 

Më tej, ministri Peleshi theksoi se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar një projektvendim lidhur me një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, që lidhet me ndryshimin e skenës së sigurisë sot.

Lexo edhe :  Tirana,qendra e talenteve/Rama: Gur i rëndë kilometrik në rrugën e transformimit

“Pr.vendim lidhur me një marrëveshje mes SHBA e Shqipërisë, që lidhet me ndryshimin e skenës së sigurisë sot. Forcon dhe linjëzon qëndrimin tonë me politikën e SHBA, në raport me forcat e sigurisë të vendeve të tjera, që janë listuar nga SHBA si vende të papërshtatshme. Ne i bashkohemi

Të fundit

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Çmimet e larta në Mal të Zi, konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Qytetarët në Mal të Zi, në shenjë proteste për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare, supermarketet, farmacitë dhe dyqanet e...

“Do t’i shpartallojmë partitë e vjetra”/ Osmani: E kuptoj stuhinë para se të nisë!

Kreshnik Osmani nga “Lëvizja Atdheu” u shpreh optimist në Off the Record se partitë e vjetra do të  shpartallohen në zgjedhjet e reja që...

“Nuk e doja, por nuk kisha zgjidhje!” Suzana Guxholli tregon zhgënjimin që i dha forcë

E ftuar në studion e “Rudina” pasditen e kësaj të shtune në Tv Klan, Suzana Guxholli rrëfeu pak për karrierën  e saj. Ajo ndau...

Lajme të tjera

Web TV