Para pak orësh u konfirmua se Bujar Nishani, ish-presidenti i Shqipërisë ka humbur jetën në Gjermani për shkak të pasojave post-covid.
Për ndarjen e parakohshme të tij nga jeta kanë reaguar politikanë shumtë deri më tani por e radhës që ka reaguar është Beniada, mbesa e ish-presidentit.
Në një postim në InstaStory, Beniada ka ngushëlluar kushërirën e saj Fionën dhe shkruan:
“Askush nuk vdes në tokë për sa kohë jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani, zemra ime është me tyre.”