E fundit/ Vdekja e nënës me dy vajzat në Pukë, ja çfarë e shkaktoi tragjedinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohet shkaku i tragjedisë në Pukë ku humbën jetën nëna me dy vajzat, pasi i zuri korrenti në dush.

Mësohet se ka qenë një defekt elektrik në lavatriçe që solli vdekjen fillimisht të njërës vajzë dhe më pas motrës dhe nënës së tyre.

Për shkak të defektit të lavatriçes linjat hidraulike prej metali kane përcjell energjinë dhe tek dushi, kohe që ka përkuar me çastin kur vajza e madhe Sidorela ka qenë në dush.

Ky është konkluzioni i arritur nga një grup ekspertësh të ardhur nga Tirana që kanë hetuar shkaqet e tragjedisë.
Ngjarja tragjike që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi pasditen e së shtunës në Fushë-Arrëz. Mësohet se njëra nga vajzat kishte hyrë për të bërë dush, por fatkeqësisht në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra. Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën. Duke dëgjuar zhurmat dhe ulërimat, nëna e tyre i ka shkuar për ndihmë, por fatkeqësisht ka rënë edhe vetë në kontakt me energjinë, duke humbur jetën në vend.

Prendushe Kola la pas edhe dy djem, 12 dhe 17 vjeç, ndërsa bashkë me vajzat e saj u përcoll dje për në banesën e fundit. Familjarët mes lotësh i dhanë dje lamtumirën e fundit të dashurave të tyre.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV