Balla zbulon emrin: Ja kë do votoja për President nëse do ta miratonte kryesia e PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shpreh keqardhje që opozita nuk propozoi emrin e Majlinda Bregut për Presidente.

Balla nuk komentoi nëse e përjashton mundësinë e kandidimit të Bregut nga vetë PS, por thuri lavde për ish-deputeten dhe ish-ministren demokrate.

“Kam vlerësim tejet pozitiv me znj. Bregu. Më vjen shumë keq që opozita nuk e propozoi znj. Bregu”, deklaroi Balla.

Drejtuesi i grupit parlamentar socialist tha se do ta votonte Ardian Dvoranin për President nëse do ta miratonte kryesia e PS.I pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli nëse emri i Bregut dhe Dvoranit janë në listën e emrave që do të diskutohen të shtunën në Kryesinë e PS-së, ai nuk e mohoi këtë gjë.

Ai tha se shpreson që kandidatin e socialistëve për President ta mbështesin më shumë se sa 74 deputetë.

“Shqipëria duhet të ketë një president sa më të pranuar nga të gjitha shqiptarët. Prandaj kemi thënë që nuk duam një president të PS, por të të gjithë shqiptarëve”, – tha Balla. /Euronews/

Të fundit

Golem, dy ‘jet ski’ përplasen në det, një person i plagosur

Dy mjete lundruese të tipit Jet Ski janë përplasur në det, rreth 800 metra larg bregut, në zonën e...

Shqipëria është ‘tokë e zanun’ e politikës

ALBAN DACI - Nëse doni të ndërtoni Shtetin e së Drejtës dhe demokracinë luftoni e mundni bajraktarizmin në çdo formë të shoqërisë duke përfshirë...

Jannik Sinner përmbys Carlos Alcaraz, italiani i parë që fiton Wimbledon

Jannik Sinner është fituesi i Wimbledon për vitin 2025. Numri një i botës fitoi me përmbysje 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-4) me sete kundër...

Alfred Moisiu ngre shqetësimin: Ka rënë patriotizmi

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur alarmin për rënien e ndjenjës së patriotizmit dhe mungesën e kontrollit ndaj pushtetarëve. Në një intervistë për...

Trump kërcënon Putinin, sulmi ndaj Rusisë dhe frika bërthamore

Iu deshën më shumë se 7 muaj si president për të kuptuar se Putin nuk dëshiron paqe. Lideri amerikan, Donald Trump, mësoi kush ishte...

Lajme të tjera

Web TV