I jepet lamtumira ish-Presidentit Nishani, 1 minutë heshtje në Presidencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I mbështjellë me flamurin kombëtar, i mbajtur nga trupa ceremoniale e gardës e veshur me të kuqe, arkëmorti i ish-Presidentit të Republikës Bujar Nishani ka dalë nga institucioni i Presidentit me nderimet e fundit të ceremonisë shtetërore. Një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tij nga të gjithë të pranishmit.

Ceremonia shtetërore nisi në orën 10:00 dhe në 12:00 arkëmorti la Presidencën për t’iu drejtuar varrezave të Sharrës, ku do të prehet trupi i ish-Kreut të Shtetit. Presidenti Nishali la pas bashkëshorten Odetën, djalin dhe vajzën, të cilët së bashku me babain e ish-kreut të Shtetit kanë pritur sot ngushëllime nga qindra njerëz, personalitete, drejtues, ministra, deputetë, ambasadorë dhe miq të familjes.

Presidenti i Republikës Ilir Meta i shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta, ka kryer homazhe i pari pranë arkëmortit të ish-Kreut të Shtetit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta më 28 maj. Më pas Meta ka lënë një shënim në librin e mesazheve.

 

 

Ceremonia e homazheve vijon në Presidencë deri në orën 12:00 dhe më pas trupi i pajetë i ish-Presidentit do të përcillet në banesat e fundit në Sharrë, ku do të prehet përjetësisht.

Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të tij. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Presidenti Meta i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta ka zhvilluar i pari homazhe në ora 10:00.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në orën 10:30 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të lamtumirës në nderim të ish-Presidentit Nishani.

Z. Berisha ishte i shoqëruar nga zonja e tij, Liri Berisha, Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, anëtarët e Kryesisë së PD dhe deputetë të Grupit Parlamentar të PD.

Berisha3222

Në ceremoninë që po mbahet në Presidencë ka zhvilluar homazhe dhe ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.

 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Presidencë dhe ka kryer homazhe për ish-Presidentin Bujar Nishani. Në ceremoni ka marrë pjesë dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Po kështu dhe kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla.

Po kështu në homazhe kanë marrë pjesë dhe personalitete të shumta, ministra, deputetë, bashkëpunëtorë dhe miq. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjithashtu ka kryer nderime për ish-Kreun e Shtetit. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe sekretari i përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari kanë kryer gjithashtu homazhe.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit për sot, 28 prill 2025

Dje Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes).

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.
Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”, ishte motivacioni i dekorimit.

Bujar Nishani, i cili shërbeu si president i Republikës së Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri më 24 korrik të vitit 2017, vdiq në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Nishani ka mbajtur edhe poste tjera të rëndësishme në Qeverinë e Shqipërisë, si ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë.

Pak ditë më parë ai u dërgua në Gjermani për t’u kuruar nga një sëmundje e mushkërive, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.

I lindur në qytetin port të Durrësit, Nishani u diplomua në Akademinë Ushtarake dhe më pas u diplomua për Drejtësi. Fillimisht, ligjëroi në Akademinë Ushtarake dhe më pas shërbeu në poste të larta në Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë.

Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2005.

Ndërkaq gjatë vizitës së fundit në Kosovë më 2017, teksa përmbyllte mandatin e presidentit, Bujar Nishanit iu nda mirënjohja “Urdhri i Lirisë”, për kontributin për “popullin shqiptar, angazhimin për njohjen e Kosovës, si dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme”.

Të fundit

Durrës/ Tentoi të grabiste me dhunë tre turistet italiane, arrestohet 18-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Provat”, duke arrestuar një 18-vjeçar të dyshuar për...

SHBA/ Makina përplaset me një ndërtesë në Illinois, 4 të vdekur dhe disa të plagosur

Katër persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë të hënën pasdite, kur një automjet u...

‘Këneta nxorri nga barku 6 mln dollarë’/ Rama: S’kam para të padeklaruara, s’na djeg fare

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi, tha se nuk ka para të padeklaruara. Ai ironizoi më tej PD pas publikimit të kontratës 6 milionë...

Spanjë/ Furnizimi me energji elektrike rikthehet në 99%! Metrotë ende jashtë funksionit

Energjia elektrike është rikthyer në 99% në Spanjën kontinentale pas ndërprerjes së energjisë elektrike që goditi Gadishullin Iberik një ditë më parë. Deri në orën 6...

Rama-komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët se janë hakmarrës dhe inatçorë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në...

Lajme të tjera

Web TV