Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar një shtetar të denjë Presidentin Nishani gjatë fjalimit të fundit gjatë ceremonisë se përcjelljes së tij për në banesën e fundit.
Berisha tha se ishin të lumtur që kishin qenë në krah të një personaliteti si Nishani, ndërsa sot ndjehen më të paktë pas largimit të tij.
“Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ty! Të qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë”, tha Berisha në fund për Nishanin, ndërsa nuk i mbajti dot lotët.