Moisiu, Topi e Sejdiu mesazhe ngushëllimi për Nishanin: Humbje e parakohshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas homazheve në nder të ish-presidentit Bujar Nishani në ambientet e Presidencës, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen në një prononcim të shkurtër për mediat.

“Ka qenë një president i  mirë, i përkushtuar, që ka luftuar për të zbatuar kushtetutën, pra më vjen keq për këtë humbje të parakohshme të këtij njeriu që ka kontribuar për vendin tonë, në këtë rast dua t’i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve”, u shpreh Moisiu.

“Është një ditë e trishtuar për më tepër kur largohet në këtë moshe të re, duke lënë hidhërim tek familja dhe miqtë. E mbaj mend ditën kur i kam dorëzuar detyrën, 24 korrik 2012, është dita për të shprehur ngushëllimet për familjen dhe i lehtë i qoftë dheu, u prehtë në paqe”, u shpreh Topi.

“Humbje e madhe jo vetëm e familjes, por dhe shtetit shqiptar. Ka bërë punën më të mirë të mundshme në cilësinë e detyrës së tij. Ka dit të komunikojë me qytetarët e vendit.

 

 

Do mbahet mend për situata të jashtëzakonshme që ka ditur t’i kapërcejë. Ndjej veten me privilegj që kam një njohur, një humbje e hershme dhe që do mbahet mend me pjesën e qetësisë që mori me vete dhe si ka qenë vetë si njeri, i qoftë dheu i lehtë, mbetet si borxh në vijim të përcillet modeli i tij”, tha Sejdiu.

Të fundit

“200 mijë lekë gjobë qytetarit se krasiti pemët e veta”/ Revoltohet keq Erion Braçe

Përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në  “Facebook”, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka denoncuar Policinë...

A po krijon OpenAI një rrjet të ri social?

OpenAI thuhet se po zhvillon një rrjet social të vetin, të ngjashëm me X-in (ish-Twitter), sipas burimeve të afërta me situatën. Edhe pse projekti...

TRONDITËSE!/ Si i mbulonte mjeku në Gjermani ‘gjurmët’ e vrasjeve të pacientëve të tij

Një mjek gjerman i kujdesit paliativ është akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve të tij duke përdorur një koktej drogash vdekjeprurëse. Prokurorët në Berlin...

Anija “fantazmë” del në breg

Një pamje e pazakontë ka habitur pushuesit në Beverly Beach, në bregun lindor të Floridës, kur një anije 15 metra e gjatë u shfaq...

“Fast and Furious” në Babrru/ Hajdutët përplasin makinën e policisë gjatë ndjekjes

Dy shtetas kanë rënë në pranga e policisë së Tiranës pasi qarkullonin me një mjet të vjedhur dhe nuk iu bindën urdhrit të efektivëve...

Lajme të tjera

Web TV