Ku po shkon Shqipëria? Europa s’na do, ne nuk duam veten!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

“Integrim i Asociuar”. Ky është termi i ri i shpikur së fundmi nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe disa koka të tjera në BE, të cilëve u punon mirë mendja sesi të bëjnë lojë e dyfishtë që: Ballkanin Perëndimor e duan në BE, por më parë të gjejnë shkaqe, edhe pa arsye, që si t’i largojnë sa më shumë nga BE-ja. Koncepti i “Integrimit të Asociuar” është një lloj zhvillimi, por jashtë BE-së. Për ta kuptuar qartë. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor jetojnë afër Europës, pranë shtëpisë së madhe të “rrethuar” me mure të larta dhe ëndja na ka të hyjmë brenda. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shkuan si “çetë e bashkuar partizane”, që në torba mbante faqoret e rakisë, gjysma e të cilave ishte boshatisur për të dehur politikën në vend, kudo që gjendej, majtas, djathtas, në qendër apo në cepa. “Kemi ardh me mor pare, ushqimi e veshmbathje” – thanë elitpolitikanët tanë, duke tundur edhe pushkët pa fishekë që nuk trembnin as gallofat. “S’ka nevojë t’i merrni, presim sa të mblidhet fshati dhe jua japim vetë”-thanë ata të BE-së. U mblodh “fshati Bruksel” dhe dolën për t’i thënë “çetës” tërësisht të “dehur” se: pare, veshmbathje e ushqime do u japim, por brenda nuk do ju fusim. Hajd ikni mbushuni…, edhe nga rruga, edhe nga rruga…
Ky është “Integrimi i Asociuar”. I gjithë Ballkani Perëndimor duhet të ngrejë binanë e saj jashtë murit të trashë të BE-së. Lek do japin, projekte të gatshme po, mend pa fund, por a do e kuptojnë ata se jemi aq me mend sa kemi 31 vjet që ja fusim Europës, duke i prish lekët për rrush e k….(kumbulla)?

Bullgarët si “kokë Turku”

Tre vite festuam “hapjen e negociatave”. Të paktën kështu na tha qeveria shqiptare. Shampanja u derdh lumë, disa dekorata u varën në qafën e zyrtarëve që kishin “punuar” kaq shumë për integrimin. Në fund festa u prish. “Jo këtë vit” – na thanë ata të BE-së, – plotësoni dhe disa kushte dhe ejani sërish”.
Po nëse do të plotësonim kushtet për shtet ligjor, zgjedhje të lira dhe ndershme dhe zhvillim ekonomik, për çfarë do na duhej BE-ja?
Ne bëjmë sikur i plotësojmë kushtet dhe ata bëjnë sikur do na hapin negociatat, por dy vjet më parë doli një kleçkë e vogël që quhej Holandë. Ata na e prenë vrullin në mes. Kërkuan që Shqipëria të plotësonte disa kushte dhe do përdornin veton e tyre për të mos ia hapur negociatat. Ata nuk kishin gjë me Maqedoninë e Veriut, por Shqipërinë. Gjithsesi shtetet anëtare të BE-së vendosën që të mos veçohej Shqipëria, pavarësisht se Maqedonia e Veriut, që ndryshoi edhe emër për t’u integruar na morrën inat. “Po çpunë kemi ne me Shqipërinë” – argumentonin ata, të cilët ashtu si ne duhet të prisnim vitin tjetër. Pak a shumë sa të rritemi dhe pak, që koka të kalojë pushkën më shumë se një pëllëmbë… I
ku edhe ai vit. Sërish shampanja u hap, sërish qeveria na tha se tani do na i hapin negociatat prej vërteti. Festë e madhe, aq sa edhe uji pa gaz na turbulloi nga “dehja e gëzimit”.

Të ndalet muzika…. Na doli Bullgaria. Ata që ishin të fundit që u anëtarësuan në BE me një të shtyrë të madhe nga vetë BE, dolën në krye. Bullgaria nuk pranon që të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut. Sofja zyrtare ka rindezur disa konflikte të moçme duke kërkuar që Shkupi të pranojë se gjuha maqedonase është thjesht bullgarishte dhe se maqedonasit janë në fakt bullgarë. Se kujt i shkoi në mendje ky pretendim djallëzor zor të merret vesh, por e sigurt është që Bullgaria edhe vetë e di mirë që nuk është ajo pengesa. Të mendohet që Bullgaria të dalë mbi vendet e tjera anëtare të BE-së, p.sh. kundër Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të tjerë. S’ka gomar që se kupton, jo më bullgar. Në fakt Bullgaria nga ata që nuk duan të zgjerohen po përdoret si “kokë turku”, sa për të shtyrë në kohë, pa një fund, pikërisht hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si vend kandidat për në BE.
Dhe historia rikthehet.
Tani jemi ne që mbajmë inatë me Maqedoninë e Veriut, duke argumentuar me shumë pasion: “Po ç’punë kemi ne me Maqedoninë e Veriut”?

Lexo edhe :  Çfarë do të ndodhë në PD? Do të rrëzohet Sali Berisha, apo do të shpërbëhet partia?

Ne nuk deshëm

Një herë na thatë duhet të lahemi, vishni rroba të reja, të rregulloni disi shtëpinë tuaj dhe ua hapim derën. Më pas na thatë se duhet bërë më shumë. Kur ata ishin gati nuk ishim ne, pasi politikenjtë këtu tek ne, madje edhe në gjithë Ballkanin Përëndimor, e kuptuan se nëse futeshin në BE nuk do këndonin më si gjeli majë plehut, ashtu siç bëjnë prej dekadash. Shqipëria ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në vitin 2009. Në vijim të procesit mori statutin e vendit kandidat me 2014 dhe që nga ajo kohë presim hapjen e negociatave, ani se katër herë mashtruam veten se ata na e hapën dhe merita e veçantë ishte e qeverisë, më pas po qeveria na tha se faji është i tyre se ne “plasëm duke bërë detyra shtëpie”. Megjithatë përgjegjësinë për vonesën dhe integrimin në BE e kemi vetë. Kur na luteshin nga Brukseli i thonim: jo, nuk mund të ketë demokraci pa u zgjidhur problemi kryetarit të Qarkut të Fierit…. Ishte koha kur opozitë atëherë ishte pozita sot. Se çfarë lidhje kishte “demokracia në Qarkun e Fierit” me integrimin në BE është po aq e trashë sa ti vihet Barazia se Bullgaria po nxjerr pengesa. Në Europë jemi integruar kaçakshe, duke ikur si emigrantë. Herë si azilantë dhe herë me pasaportë, duke shkelur kohën e qëndrimit që të ofron zona Shengen. Eksportojmë popull dhe importojmë. Nuk është aspak çudi që edhe një pako makarona të zier në tenxheret e shqiptarëve ta ketë paketuar me duart e tij një emigrant shqiptar. Ky është integrim. Ata punojnë andej, ne hamë këtej dhe mburremi se jemi vendi që ofrojmë me shumicë shërbim dhe jo prodhim. Liderët tanë kur janë në opozitë bëjnë gjithçka që vendi të mbesë ku është, për të fituar kredo politike dhe marrë pushtetin. Të paktën kështu mendojnë se çdo hap integrimi mund të sjellë të mirë për vendin, por nuk u sjell atyre pushtetin. Ëndërr ishte, ëndërr mbeti për 31 vite në vendin tonë ideja që do jemi pjesë e Bashkimit Europian. Me dy gishtat përpjetë menduam se ia dolëm me klithjen: “E duam Shqipërinë si Gjithë Europa”. Pa e kuptuar, pa e ditur çfarë është Europa dhe mbi të gjitha pa e ditur se çfarë jemi ne vetë. Kënaquni me “integrimin e Asociuar”. Më larg BE-së, ata nuk na duam dhe ne nuk duam veten.

Të fundit

Milani i bën daljen Igli Tares, del emri i ri për rolin e drejtorit sportiv

Milani është shumë pranë emërimit të një drejtori të ri sportiv dhe sipas raportimeve të fundit nga 'Gazzetta dello...

Çobanët e Kukësit punësohen në Dragash të Kosovës, pagat janë më të larta përtej kufirit

Në një mëngjes të freskët pranveror në bjeshkët e Dragashit, në jug të Kosovës, tingulli i fyellit përshkon kullotat alpine. Është Halil Disha nga Novoseja...

Durrës, përfshihet nga flakët makina! Shoferi përfundon me djegie

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ndërsa...

Sulm me thikë në Gjermani, autori plagos 5 persona

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në...

Kapen dy shqiptarët në ‘shtëpi bari’, Gjykatësi: Jeni rrota të vogla të një makinerie

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u kapën në një "shtëpi bari" duke u kujdesur për rreth 900...

Lajme të tjera

Web TV