Lavrov anuloi vizitën, Vuçiç: Kam një ndjenjë shumë të keqe për situatën në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur pas anulimit të vizitës së minsitrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi.

Ai ka folur për detajet e anulimit të vizitës mbrëmjen e djeshme në RTS Daily, raporton B92. 

“Më duhet të them se nuk  jam i befasuar”, tha Vuçiç fillimisht.

“Thashë që pres komplikime, jemi skeptikë për çfarëdo që të them, nuk ishte surprizë. E ndoqëm dita-ditës si shkoi, ndryshimet që erdhën rrugës”, tha ai.

“Besoni se sa presion ka pasur Serbia për shkak të atyre vizitave,” shtoi Vuçiç.

“Nuk e kuptoj. Çfarë bëri gabim Serbia? Kë e dëmtuam? Apo është thjesht refuzimi ynë për të qenë pjesë e tufës që i shkakton dikujt dhimbje koke. Ata e kuptojnë që nuk mund t’i bëjnë asgjë Rusisë kështu që janë “duke e nxjerrë inatin në Serbi”, tha Vuçiç.

“Nëse shikon fjalorin që përdorin, me të cilin dikush nuk na trajton si fqinj dhe mik…nëse do të doja të sillem si ata do të thosha “më falni, nuk jam shumë i magjepsur me kërcënimet e tyre dhe tonin komandues. Më mirë që dikush të dëshirojë të flasë me ne. Ne e kemi dënuar inkursionin në Ukrainë, por Rusia është një mike tradicionale e Serbisë”, tha ai.

Më tej, Vuçiç shtoi: “Si do t’u thoni serbëve se Rusia nuk mund të jetë më miku ynë,” pyeti ai. “Kemi shumë për të folur. Doja të pyesja Lavrovin se kur mund të marrim një helikopter zjarrfikës për të shuar zjarret në të gjithë rajonin më shpejt.”

“Dhe më lejoni t’ju pyes – çfarë e bën Vuçiçin një djalë kaq të keq? A doni t’ia thoni këtë Turqisë nesër sepse Lavrov do të shkojë në Ankara? A doni ta përjashtoni Turqinë nga NATO? Duket se mund të silleni kështu vetëm me  Serbinë e vogël”, tha Vuçiç. 

Ai deklaroi se disa liderë të vendeve të BE-së u lejuan të shkojnë në rezidencën e Putinit në Moskë.

Lexo edhe :  Nga sot, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës mund të udhëtojnë pa viza në Kosovë

“Associated Press pretendon me qetësi se Vuçiç i ka shkelur të gjitha sanksionet. Më tregoni cilat dhe kush i vendosi ato? Ata thonë se nuk përdorin gazin rus, por si? E lanë të shkojë në Gjermani dhe pastaj e përdorin nga atje. I njëjti gaz, por thonë se nuk është më gaz rus. Me kë po tallesh?”  pyeti presidenti serb.

“Kam një ndjenjë shumë të keqe për situatën në botë, por është e drejta jonë të luftojmë dhe të shpëtojmë vendin tonë dhe të jetojmë sa më normalisht, jo vetëm të mbijetojmë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se vizita e Lavrov në Beograd u anulua pasi Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria penguan fluturimin e avionit të kreut të diplomacisë ruse.

Të fundit

Berisha: Do shkoj në SPAK/ Ish kryeministri: Do respektoj masën e sigurisë

Berisha: Do shkoj në SPAK/ Ish kryeministri: Do respektoj masën e sigurisë “Përpjekje e dështuar për të justifikuar veprën e...

Prej 4 ditësh i shtruar në spital, Kryepeshkopi Janullatos niset për mjekim

Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të niset për mjekim më të specializuar në Athinë këtë të premte. Sipas spitalit gjendja e tij nuk është përkeqësuar,...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmeritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

Rama për “Corriere Della Sera”: Në 11 maj pres votën e qytetarëve

Viti që sapo u mbyll do të shënohet në kalendarin shqiptar për hapin e madh që u shënua në çeljen zyrtare të negociatave, në...

Shpopullim alarmues në Tiranë: 22% e të rinjve largohen nga kryeqyteti

Tirana është i vetmi qark në vend që njohu një rritje të lehtë të popullsisë me 1.2%, ndërmjet 2011 dhe 2023, por nga ana...

Lajme të tjera

Web TV