“Duhet të flasim hapur”, Rama: Lufta në Ukrainë e bën një domosdomshëri “Open Balkan”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se lufta në Ukrainë e bën Ballkanin e Hapur një domosdoshmëri edhe më të madhe.

“Në ndërkohë që presidenti i Serbisë e hoqi fjalimin e përgatitur, unë po shkruaja disa shënime jashtë fjalimit të përgatitur. Sepse besoj që ky është një rast për të folur për Ballkanin e Hapur si në Ballkanin e Hapur. Ne nuk mund të vijmë në një takim të Ballkanit të Hapur dhe të flasim siç jemi mësuar kur shkojmë në Bruksel. Ne duhet të flasim shumë hapur dhe duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë këtë karakteristikë të këtij rajoni pa pasur frikë se nga e folura hapur ne mund të kemi më shumë probleme se sa arsye për t’u bashkuar. Përkundrazi! Unë dua të kujtoj se ne mblidhemi sot për herë të parë në një samit të Ballkanit të Hapur pasi ka filluar lufta në Ukraiën dhe dua t’u them të gjithëve se ndryshe nga disa gabimisht mendojnë, lufta në Ukrainë e bën Ballkanin e hapur një domosdoshmëri edhe më të madhe se ç’ishte përpara se kjo luftë që i befasoi të gjithë të fillonte. Mbrëmë kam pasur mundësinë që të takoj këtu në vigjilje të Ballkanit të Hapur, ambasadorin Cris Hill, një njohës i thellë i rajonit, i cili ka shërbyer në Tiranë në kohë dramatike të transformimit nga diktatura në demokraci dhe sot shërben në Beograd. Unë besoj se ambasadori Cris Hill me praninë e tij këtu është një nga dëshmitarët më të besueshëm të domosdoshmërisë së Ballkanit të Hapur. Ai është këtu për të mbështetur Ballkanit të hapur. Për mua është shumë inkurajuese. Jam shumë i lumtur që sot këtu me ne janë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritani si dhe përfaqësuesi nga Bosnja, komisioneri Varhelyi, përfaqësuesi i KE drejtpërdrejt për rajonin tonë dhe miku ynë Gabriel Escobar i cili është i pranishëm përmes ekranit”.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV