Britney Spears siguron pasurinë 60 milionë $, firmos kontratën paramartesore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sam Asghari nuk do të marrë shumë, në mos asgjë, nga Britney Spears nëse gjërat mes tyre nuk shkojnë mirë. Të sapomartuarit kanë nënshkruar një kontratë paramartesore që siguron se 28 vjeçari nuk do të marrë asgjë nga pasuria miliona dollarëshe e yllit të muzikës pop.

“Britney dhe Sam nënshkruan një kontratë martesore në favor të saj. Çdo para që ajo ka fituar para dasmës është e mbrojtur.”, theksoi një burim për Page Six. Këngëtarja 40 vjeçare u martua me Asghari në shtëpinë e saj në Los Angeles disa ditë më parë përpara 60 të ftuarve.

Në mesin e të ftuarve ishte dhe Madonna, Selena Gomez, Paris Hilton dhe Dreë Barrymore, të cilët festuan në krah të tyre gjatë gjithë natës. Prindërit e Britney, Jamie dhe Lynne Spears, dhe motra e saj më e vogël, Jamie Lynn Spears, nuk ishin të pranishëm në dasmë.

Djemtë e saj, Sean Preston, 16 vjeç dhe James Jayden, 15 vjeç, gjithashtu nuk morën pjesë. Gjatë ceremonisë u shënua dhe një incident, pasi ish burri i këngëtares, Jason Alexander, u arrestua jashtë shtëpisë së saj për tentativë për të prishur dasmën.

 

Të fundit

Pse duhet të qëndrojë Berisha në krye të PD-së

Nga Lorenc Vangjeli Zgjedhjet politike janë instrumenti më i mrekullueshëm i demokracisë për të zgjidhur krizat. Për paradoks, Shqipëria hyn...

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Presidencës në procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes kabinetit të tij,...

‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Sali Berisha dhe Flamur Noka betoheshin para zgjedhjeve, se nuk do të lejonin asnjë shkelje në 11 maj dhe do të fitonin zgjedhjet. Madje, Flamur...

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë,...

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV