Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kiev të Ukrainës, ku ka parë nga afër pasojat e luftës, të shkaktuara nga agresioni rus, që vijon prej rreth katër muajsh.
Në vizitën në Kiev, kryeministri Rama shoqërohej nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka ndarë në profilin e saj të “Facebook” disa pamje tejet prekëse nga shkatërrimet në Ukrainë.
Spiropali publikon foto rrëqethëse nga Kievi, ku shihen pallate të shkatërruara totalisht, lodra fëmijësh të braktisura, si dhe dhjetëra palë këpucë e rroba ushtarësh të vrarë nga rusët.