“Mund të më arrestojnë ose të më vra*sin”, deklaratat e fortë e ish-kapitenit të Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fillimisht fjalët kurioze për Capello-n, pastaj ato, padyshim më të forta, për Presidentin e Rusisë Putin. Igor Denisov, ish-futbollist dhe kapiten i kombëtares ruse mes viteve 2012 dhe 2016, ka vendosur të kritikojë shumë ashpër konfliktin e shkaktuar nga vendi i tij kundër Ukrainës.

PASOJAT – “Këto ngjarje janë një fatkeqësi. Një tmerr i vërtetë,” tha Denisov për mediat ruse për luftën në Ukrainë.

Mosmiratimi i konfliktit mund t’i kushtojë shtrenjtë: “Nëse do të më ndodhë diçka tani që kam dhënë mendimin tim për këtë? Nuk e di, ndoshta do të më arrestojnë ose vrasin pas këtyre fjalëve, por po i them gjërat ashtu siç janë.”

Një rrezik real duke pasur parasysh se parlamenti rus kohët e fundit miratoi një ligj që vendos dënime me burg deri në 15 vjet për këdo që përhap “lajme të rreme” ose merr ndonjë veprim që diskrediton veprimet ushtarake ruse.

Ndër të tjera, Denisov tha gjithashtu se i shkroi drejtpërdrejt Presidentit Putin duke i kërkuar që të ndalonte luftën.

Të fundit

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Flet psikologu: Dy faktorë të fshehur që po shkatërrojnë marrëdhënien tuaj

Psikologu i njohur dhe themeluesi i platformës së këshillimit online Awake Therapy, Mike Travers, ka ndarë për revistën Forbes dy nga faktorët më të...

Çfarë na provuan zgjedhjet e 11 majit!

Nga Denis Dyrnjaja Përveç rezultatit zyrtar ku PS mori një mandat tjetër qeverisës dhe PD e aleatët e saj një mandat tjetër për të qenë...

Lajme të tjera

Web TV