“Po me Kievin ç’pate”?! Rama ironi me Tabakun: Korrekto pak dhe atë punën e…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputeten demokrate, Jorida Tabaku, dhe kolegët e tjerë të opozitës, teksa ka folur për krizën e çmimeve.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama iu kthye akuzave të Tabakut me ironi, teksa i tha se ‘I kemi ndarë punët, ju me domatet, ne të shkretët aty ku na kërkon detyra’.

Më tej, kryeministri iu drejtua Tabakut, duke i thënë se çfarë pati me vizitën e tij në Kiev, teksa iu drejtua me fjalët “Po me Kievin çfarë pate znj. Tabaku? Ku hynte Kievi në këtë bisedë, ç’lidhje kishte vizita jonë në Kiev me domatet?”.

 

“E fundit është zonja Tabaku, po mirë si ka mundësi që të paktën një shifër, e cila është në raport këtu dhe që ka një domethënie sa shumë të tjera të kredive të këqija, ju e merrni dhe e ktheni sikur është një problem. Kreditë e këqija sot 5%, në krahasim me 20% që ishin kur ne morëm detyrën. Ku gjendet kjo kurajë, ku? Unë e kuptoj forcën adrenalinike të domateve, por jo deri këtu.

 

Po pate mundësi, meqë e di që do vish tani, korrekto pak dhe atë punën e inflacionit dhe eurobondit, se dhe për mua që nuk jam shumë i lexuar dhe vij nga një rrugë tjetër, jo ajo e llogarive, nuk shkon kjo që thoni ju, se sapo filloi të rritet inflacioni, ju dolët e morët eurobond. Na e shpjegoni, por kini parasysh të gjithë ju një gjë, se falë atij eurobondi, që nuk e kemi marrë më shtrenjtë se tjerët në rajon, ne kemi sot mundësinë të punojmë me një skenar, ku kemi kohë që të mos dalim në tregun e kapitaleve, në këto kushte, kur tregu i kapitaleve është një çmenduri totale, për shkak të krizës.

Lexo edhe :  "Të ka kërkuar shoku jot debat"/ Rama i përgjigjet Bashës: Kur nuk dola me ty...

Duhet një guxim shumë i madh, kur e thoni, se unë nuk kam komplekse ta them se kemi krizë ndërkombëtare. Se çfarë kompleksesh duhet të kem për ta thënë këtë, ju e dini”, tha Rama.

Të fundit

Autori i shkruajti letër falje familjes së Ilaria Sulës, babai i saj: Nuk pranohet

Babai i Ilaria Sulës ka thënë, në një intervistë për mediat italiane, ka deklaruar se nuk e pranon faljen...

Lufta e tarifave, Dollari amerikan bie në nivelin më të ulët ndaj euros që nga viti 2022

Dollari amerikan ra sot në nivelin e tij më të ulët ndaj euros në pak më shumë se tre vjet, pasi lufta tregtare SHBA-Kinë...

SPAK mbyll hetimet për 27 anëtarët e dy grupeve kriminale, kalon për gjykim dosjen

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e 27 anëtarët e dy grupeve kriminale. Të pandehurit, sipas SPAK, kanë organizuar...

Rritja e çmimit të banesave, ministrja Ibrahimaj: Ja plani që kemi për çiftet e reja

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për News24, ka deklaruar se PS planifikon të ndihmojë çiftet e reja në blerjen...

“Ilaria nuk do shkonte kurrë te shtëpia e tij”, prindërit e studentes tregojnë dyshimet

Vrasja e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj Mark Samson dhe u gjet e...

Lajme të tjera

Web TV