Tjetër humbje për Putinin, koloneli i 55-të humb jetën gjatë luftës në Ukrainë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Daily Mail ka publikuar Pamjet dramatike t cilat  tregojnë momentin kur një kolonel rus rrëzohet me helikopterin e tij pasi u godit me një raketë ukrainase.

Nënkoloneli Sergey Gundorov, 51 vjeç, u godit pranë Volnovakha në Donbas. Siç shihet dhe nga pamjet helikopteri ushtarak fluturoi dhe pak pasi u godit nga raketa portative tokë-ajër dhe u rrëzua më pas në tokë duke shpërthyer në flakë Gundorov është koloneli i 55-të i njohur rus që u vra në luftën në Ukrainë, ai zotëronte plotë tre Urdhra të Guximit, të fituar më parë.

Koleneli ndërroi jetë më 16 qershor, ndërkohë që vdekja e tij është pranuar sot nga autoritetet ruse. Ndër ngushëllimet për kolonelin, baba i martuar i dy fëmijëve, ishte një mesazh nga djali i tij më i vogël adoleshent Ilya duke thënë thjesht: “Të dua babi”.

Vdekja e tij vjen pas humbjes së dy kolonelëve të njohur javën e kaluar – kolonelit Sergei Krasnikov, 56 vjeç, i dekoruar me shumë medalje dhe i cili kishte dalë vullnetar për t’u bashkuar me forcat për të shkuar në luftë, si dhe kolonel Sergei Postnov – në të 40-at.

Kujtojmë se Putin ka humbur gjithashtu të paktën 11 gjeneralë. Humbjet e përgjithshme ruse besohet të jenë mbi 30,000.

 

Të fundit

Si mund të kundërpërgjigjet Irani

Nga Colin P. Clarke* Pas më shumë se një jave bombardimesh izraelite ndaj Iranit, Shtetet e Bashkuara u përfshinë gjithashtu...

“Kupola e Artë”, projekti herkulian dhe i pasigurt

France-Presse “Kupola e Artë”, mburoja anti-raketore e dëshiruar nga Donald Trump për të shenjtëruar territorin amerikan, përbën një projekt herkulian në nivelin teknologjik dhe financiar,...

Gjobitet me 1 mln lekë drejtuesi i skafit, lundroi në zonë të ndaluar të bregdetit

Një 32-vjeçar është gjobitur me 100 000 lekë të rinj pasi lundroi në një zonë të ndaluar në bregdetin e Velipojës. Në njoftimin zyrtar...

“Jo luftë kundër Iranit, por kundër programit bërthamor”

Pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, qeveria amerikane po përpiqet të qetësojë frikën për një shpërthim të gjerë në rajon. Zëvendëspresidenti...

“The Guardian”: Sulmi i Donald Trump ndaj Iranit, akt i paligjshëm dhe i pamatur

Presidenti amerikan Donald Trump zgjodhi luftën me urdhër të Izraelit. Ai mund të imagjinojë se ka arritur një fitore të lehtë, por bota ka...

Lajme të tjera

Web TV