Tre vendet e Ballkanit të Hapur “refuzojnë” BE-në  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur që të refuzojnë për momentin samitin e Bashkimin Europian, i cili ka parashikuar më 23 qershor të mbajë takim ku do të diskutohet edhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Çfarë loje po ndodh me BE-në që mban peng Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimet e tre shtetëve pas refuzimeve në seri për procesin e integrimit. Reagon Berisha, Tabaku dhe Pollo, të cilët e kanë quajtur treshen “Pro Putinit”.

 Tirana, Beogradi dhe Shkupi po bëjnë presion me bojkot ndaj samitit të Ballkanit Perëndimor, që është parashikuar më 23 qershor në Bruksel. Liderët e vendeve pjesëmarrëse të “Ballkanit të Hapur” thanë se të mërkurën, do të njoftojnë nëse do të shkojnë në Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Bruksel. Pas presidentit serb ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, duke pasuar deklaratën e Vuçiç, por më i ashpër. Duke pretenduar një refuzim tjetër nga Brukseli, kreu i qeverisë shqiptare pyet në një postim në Tëitter se çfarë duhet bërë atje? “Ne diskutuam gjatë sot (dje) me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, ka shkruar Rama në rrjetin social Tëitter. Tani në qevrshor ishte “premtuar” se mund të hapeshin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si vende kandidate për në BE, por kleçka e gjetur ishte vetoja e Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut. Ajo ka hapur problemin e gjuhës, e cila dukshëm duket se një preteks për të shtyrë edhe më shumë në kohë hapjen e negociatave. Por Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si “kundërpërgjigje” për hezitimin e BE-së kanë nënshkruar nismën e “Ballkanit të Hapur”, që gjithsesi është gjysmak, pasi Kosova. Mali i Zi dhe Bosje Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë me argumentin se nga kjo nismë fuqizohet kryesisht Serbia, si në aspketin ekonomik ashtu edhe politik. Një prej “qejfmbetjeve” të hapura duket se është edhe diskutimi që tre shtetet si Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veiriut mund të mos marrin pjesë në samitin e BE-së ku do të flitet edhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. I pari që reagoi për këtë samit ishte Presidenti Aleksandër Vuçiç. “Pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët tanë, jemi marrë vesh që nesër në mesditë ta tregojmë vendimin tonë nëse do të marrim pjesë në këtë tubim”, ka shkruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në Instagram. Vuçiç tha se pjesëmarrjen në samitin e ardhshëm të BE-së e ka diskutuar në mëngjes me video-lidhje me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. “Kemi shkëmbyer gjithashtu mendime për hapat e ardhshëm të nismës sonë Ballkani i Hapur – panairi i verës, i cili do të mbledhë verëtarët më të mirë nga rajoni, si dhe për takimin e ardhshëm, ku do të diskutojmë çështje të shumta me interes për qytetarët tanë”, tha Vuçiç. Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor.

Lexo edhe :  Rama, krah SPAK-ut/ "Pandëshkueshmëria nuk është më mit, por një monument i rrëzuar"

Reagon Berisha dhe Tabaku

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur aleancë pro Putinit në Ballkan presionin e qeverive të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për të mos marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Europian me vendet e rajonit më 23-24 qershor. “Aleanca pro Putin ne Ballkan! Vuçiç dhe Rama kërcënojnë Bashkimin Europian me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit! Në një qëndrim sinkron në Beograd he Tiranë, Presidenti i “Serbomadhisë”, Aleksandar Vuçiç, dhe vasali i tij, Edi Rama, kërcënojnë me mospjesëmarrje. Ky kërcënim i dy gangsterëve autokratë të Ballkanit Perëndimor duket si i urdhëruar nga Putin vetëm e vetëm për të shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur, me të cilin vendosen në rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse”, shkruan Berisha në Facebook. “Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim antikombëtar dhe anti BE pro serbo-rus të Edi Ramës dhe ftoj shqiptarët të ngrihen në këmbë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatlantik të tyre!”, ka reaguar Berisha. Pas deklaratës së Edi Ramës për një bojkot të mundshëm të Samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar duke akuzuar Kryeministrin se po largohet nga procesi i integrimit. “Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për sanksionet kundër Rusisë, Maqedonia e Veriut është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon Bashkimin Europian?”, shkruan Tabaku në një postim në Tëitter. “Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE-në tonë këtu pavarësisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?”, ka shkruar Tabaku. Një tjetër yë opozitar ka qenë edhe demokrati Genc Pollo. “Efekti i parë i dukshëm i Ballkanit të Hapur: Rama me Vuçiçin pro-Putin kërcënojnë me bojkot të samitit BE-në ku janë të ftuar nga Charles Michel për një takim Ballkani Perëndimor/ Këshilli Europian”, shkroi Pollo në Tëitter. Ai tha se: “Refuzimi publik i ftesës akti antieuropian është shumë i dëmshëm për Shqipërinë e më gjerë”.

 

Marrëveshja Serbi-Kosovë për energjinë, reagon Rama: Rruga e duhur

 

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes për energjinë në Veri, mes Serbisë dhe Kosovës. Përmes një mesazhi në Tiëtter Rama thekson se kjo është rruga e duhur, pasi të tjerat janë humbje kohe duke gënjyer veten. “Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten! Kjo marrëveshje u mirëpriti edhe nga Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka përgëzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pasi dy delegacionet e dy vendeve arritën dakordësinë për për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel”, është shprehur kryeministri Edi Rama.

Të fundit

Mullaj: Plan i detajuar masash, mbi 200 sekuestrime të lëndëve piroteknike

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj, në një intervistë për News24, ka bërë një pasqyrë të masave të...

“Madonna ishte vërtet e dashuruar me Sean Penn pavarësisht martesës së tyre të trazuar”

Martesa e Madonna dhe Sean Penn mund të ketë qenë e trazuar, por mbretëresha e popit ishte “vërtet e dashuruar” me aktorin, sipas regjisorit...

U arratisën nga burgu në Greqi, zbardhet identiteti i shqiptarëve

Janë identifikuar dy të burgosurit shqiptarë, të cilët mbrëmjen e djeshme u arratisën nga burgu i Kassavetias në Greqi. I pari është Lefter Toçi, 41...

Berisha: Do shkoj në SPAK/ Ish kryeministri: Do respektoj masën e sigurisë

Berisha: Do shkoj në SPAK/ Ish kryeministri: Do respektoj masën e sigurisë “Përpjekje e dështuar për të justifikuar veprën e tij. Unë çështjen e kam...

Prej 4 ditësh i shtruar në spital, Kryepeshkopi Janullatos niset për mjekim

Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të niset për mjekim më të specializuar në Athinë këtë të premte. Sipas spitalit gjendja e tij nuk është përkeqësuar,...

Lajme të tjera

Web TV