Mali i Zi pret ‘Open Ballkan’ në Qershor, Rama: S’ka asnjë dorë të fshehtë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në konferencën me homolohun malazez, Dritan Abazoviç theksoi se samiti i radhës të Ballkanit të Hapur do të mbahet në Mal të Zi. Kryeministri iu përgjigj edhe kritikave teksa tha se nuk ka asnjë kinez apo rus të përfshirë në këtë nismë, ndërsa shtoi se është për të jetësuar parimet e Procesit të Berlinit.

“Mos kërkoni asnjë dorë të fshehtë pas Ballkanit të Hapur, as kinez, as rusë, as marsianë, as gjermanë. Është një nisëm e jona për të jetësuar, implementuar dhe zbatuar parimet dhe objektivat e procesit të Berlinit. Po e mbyll duke dhënë një shembull, kur ishim në samitin e Berlinit, që ne e vlerësojnë shumë.

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut rifirmosën gjëra që i kishin firmosur më përpara. Nuk pashë asnjë marrëveshje që s’e kishim firmosur më parë në Ballkanin e hapur. Është thjesht kalimi nga një ditë kur vjen kancelari, vijnë të gjithë të tjerët dhe bëhet një diskutim mbi ku jemi dhe ku duam të shkojmë.

Bëjini vetes vetëm një pyetje pse deri kur nisi Ballkani i Hapur nuk ishte realizuar asnjë marrëveshje. Zero! Për këtë është Ballkani i Hapur. Kush do të shohë në këtë proces kinezë, rusë dhe marsianë është i lirë t’i shohë.”, u shpreh mes të tjerash kryeministri Rama gjatë konferencës për shtyp.

Ndërkohë, kryeministri malazez tha:

“Ne kemi marrë pjesë në samitin e mëparshëm. Çdo bashkëpunim rajonal i shkakton paqes dhe stabilitetit dhe nuk ka dhimbje koke për këtë. Dhimbje kohe do të kishim vetëm nëse do të ndodhte e kundërta. Për rajonin dhe Malin e Zi po vijnë ditë më të mira. Të kaluarën nuk e ndryshojmë dot por mund të bëjmë këtë gjë me të ardhshmen”, tha Abazoviç.

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV