Mike Pence, ish-zv.presidenti i SHBA dhe krahu i djathtë i Donald Trump në pushtet, ka mbërritur sot në Shqipëri. Ashtu siç u njoftua dy ditë më parë, zyrtari i lartë i administratës amerikane ka mbërritur në Manzë dhe është pritur nga politikanët shqiptarë.
Rreth një orë më parë Pence ka mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” dhe më pas i ëhstë drejtuar kapit “Ashraf 3” ku strehohen intelektualët dhe opozitarët afganë, të cilët janë largaur për të shpëtuar nga regjimi i instaluar në Iran.
Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Belind Këlliçi, Mimi Kodheli, Bujar Leskaj, e shumë deputetë të tjerë të të tre forcave politike kanë pritur ish-zv.presidentin e SHBA në Manzë. Pritet që Mike Pence të takohet dhe me politikanë të tjerë të vendit.