Rama i thotë të gjitha: Diskutime intensive në Samitin e NATO-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë me gazetarët ku është ndalur tek zhvillimet në Spanjë në Samitin e NATO-së.

“Samiti ishte i vecantë për nga kohëzgjatja dhe pesha e përmbajtjes që lidhej me luftën në Ukrainë dhe me pasojat ashtu sikundër dhe me planet për reagimin e mëtejshëm të aleancës. Por përtej kësaj pjese që ishte dhe pjesa kryesore kishte edhe një element të rëndësishëm për ne që kishte të bënte me mundësinë e negociatave intensive për të arritur në një marrëveshje përfundimtare mes Bullgarisë dhe MV që t’i çelet rruga fillimit të negociatave.

Për të gjitha këto dhe për të tjera që mund të keni pyetje jemi këtu, në radhë të parë dëshiroj të kujtoj që me hapjen e rrugës nga ana e Turqisë janë krijuar premisat që NATO të shtohet me 2 anëtarë të tjerë. Edhe ajo ka qenë një negociatë e vështirë, e cila është përmbyllur në orët e fundit. Një fokus të veçantë ka pasur për Ballkanin Perëndimor, për kompleksitetin e rajonit dhe për vulnerabilitetin që rajoni ka për arsye të faktorëve të njohur, qëndrimi ynë ka qenë i njëjti, i njohuri dhe i përsërituri lidhur me domosdoshmërinë që Serbia të mbahet sa më afër me frontin kundër agresionit dhe presioni mbi Serbinë të mos shkojë në një krisje që mund të ketë pasoja të pallogaritshme për vetë rajonin.

Ne kemi kërkuar që Kosova të përfshihet në mekanizmin e partneritetit për paqe, një stad tjetër i marrëdhënieve me NATO-n, kemi dhënë të gjithë argumentat përkatëse dhe është e udhës që e gjithë aleanca të kuptojë se pavarësisht mosnjohjes së Kosovës nga disa prej vendeve, kjo nuk është një kohë e zakonshme. Si një kohë e jashtëzakonshme kërkonte dhe akte të jashtëzakonshme. Kosova, pavarësisht se Ukraina nuk e njeh, ka mbajtur një qëndrim të qartë duke treguar maturi të rëndësishme si shtet në raport me detyrimet ndaj gjithë kësaj familje të madhe që Kosova e ka të lidhur pazgjidhshmërisht fatin e saj”, tha Rama.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV