Suksesi në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’, Veliaj: Krenar që kthehemi me 4 medalje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Orani i Algjerisë, ku po zhvillohen Lojërat Mesdhetare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ndihet krenar për performancën e sportistëve shqiptarë, të cilët i dhanë 4 medalje Shqipërisë. Kryebashkiaku ndoqi dje nga afër garën e peshëngritësit Erkand Qerimaj, i cili mori medaljen e argjendtë, por ndërkaq shtoi se këto lojra ishin një sukses për Sport Klubin Tirana.

“Për fatin tonë, të 4 medalistët shqiptarë janë sportistë të Sport Klub Tirana. Ndaj, jam shumë krenar për gjithë përformancën e ekipit. Fakti që sot kthehemi në Tiranë me 4 medalje – dy në mundje, një në peshëngritje dhe Luiza në atletikë – më inkurajon mua si kryetar bashkie, që Sport Klubin Tirana të vazhdojmë ta forcojmë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se nëse vazhdohet me këtë ritëm, jo vetëm medaljet do të vijnë, por kështu inkurajojmë edhe masivizimin e sportit.

“Kjo është arsyeja pse jemi duke folur për kthimin e traditës së klasave sportive, të cilat janë fidanishtja që na ndihmon të spikatim talentet, që pastaj sjellin medaljet për Shqipërinë. Unë si drejtues i skuadrës së Tiranës ndihem super krenar që të 4 medaljet erdhën nga skuadra jonë. Për sa kohë kemi ngritur këtë nivel, është ndoshta momenti t’i ftojmë bashkitë e tjera, që brenda mundësive të investojnë tek sporti, si diçka që jo vetëm rrit reputacionin e atij qyteti, por reputacionin e të gjithë vendit”, vijoi kreu i Bashkisë.

 

Të fundit

Big Brother Vip/ Dy banore shkojnë në nominim “kokë më kokë”

Spektakli i mbrëmjes së djeshme, solli një metodë të re nominimi në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ku rolin...

Shpërthimi spektakolar i llavës në Siçili krijon fluks turistësh

Një javë me spërkatje spektakolare të llavës në malin Etna të Sicilisë, të mbuluar me borë, një nga vullkanet më aktivë në botë, ka...

Filxhani i kafesë do të rritet me10-30 lekë në pranverë prej çmimeve të larta të importit

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e...

Kronikë e politikave të shpallura të Trump

Veton Surroi Ndoshta mënyra më e mirë për të kuptuar ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po ndodhin edhe para se presidenca Trump 2.0 të mbushë...

Hetimi për Veliajn/ Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK

Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur ditën e sotme në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë. GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol...

Lajme të tjera

Web TV