10 fakte që ndoshta nuk i dini për 4 korrikun dhe pavarësinë e SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

4 korriku e ngazëllen kombin amerikan. Por festën e pavarësisë së SHBA e festojnë jo pak edhe shqiptarët. Por çfarë simbolizon kjo datë? Çfarë ndodhi më 4 korrik 1776? Cilat ishin kolonitë që firmosën ndarjen nga Britania? Si vijoi më tej formëzimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dje në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku, në RTSH 24 u publikua një insert me fakte interesante lidhur me historinë e SHBA. Nga e shkruara e Thomas Jefferson e proklamatës, te ditari i mbretit të Britansë që shkroi më 4 korrik: sot nuk ka asgjë interesante dhe e mësoi shpalljen e pavërësisë pas 40 ditëve, te zgjedhja e presidentit të parë George Washington dhe vdekja në një ditë në 50 vjetorin e pavarësisë të presidentit të dytë dhe të tretë. Lexoni një histori të shkurtër të SHBA me fakte që ndoshta nuk i dinit.

  1. Më 4 korrik 1776 përfaqësuesit e 13 kolonive shpallën pavarësinë e SHBA ndaj Birtanisë së Madhe që deri atë kohë e kishin koloninë e vet duke krijuar një shtet të ri në botë. Kolonitë ishin: Massachusetts, Rohde Island, New Hempshire, Connecticut, Virginia, Maryland, North Carolina, South Carolina, Georgia, New York, New Jersey, Delaware, Pensilvania.

 

2.I pari që hodhi firmën ishte John Hancock përfaqësuesi i Massachusetts duke përdorur penë me bojë dhe gërma të mëdha. Pas firmës, ai tha: “Firmosa kështu që mbreti të mos ketë nevojë të vendosë syzet.”

 

3.Proklamata e Pavarësisë u konceptua dhe u shkrua nga Thomas Jefferson. Ai u zgjodh më pas presidenti i tretë i SHBA. Mbetet proverbiale ajo që tha Jefferson teksa ishte në Francë: “Ndërsa shikon njerëz nga Franca që ikin për të ardhur në SHBA, ne nuk do kemi rast të shohim asnjë amerikan që të linte Amerikën për të jetuar në Francë.

 

 

 

4.Për ironi më 4 korrik, ditën që kolonitë shpallën pavarësinë, Mbreti i ANglisë George III shkroi në ditarin e tij: “4 korrik 1776. Sot asgjë me rëndësi.” Për ironi vetëm një e treta e popullisë së kolonive përkrahën shpalljen e pavarësisë së SHBA nga Anglia.

Lexo edhe :  Nuk falin kurrë! Këto janë 3 shenjat më hakmarrëse të horoskopit

5.Më 3 shtator 1783, pas 9 vitesh luftë mes SHBA dhe Britanisë u nënshkrua Traktati i Paqes sipas së cilës Britania njihte SHBA si shtete të lira dhe të pavarura.

6.Më 14 prill 1789 u zgjodh presidenti i pare i SHBA George Washington dhe pas zgjedhjes së mandatit të dytë ishte ai që edhe pse mund të zgjidhej sërish vendosi precedentin me jo më shumë se dy mandate. Që nga Washington e deir tani me Joe Biden SHBA ka patur 46 presidentë.

7.SHBA ka 50 shtete që përbëjnë Ferderatën. Shteti i fundit që iu bashkua ishte Hawai në 1959. Po në 1959 shtet u bë edhe Alaska. Ajo ishte territor i Rusisë dhe SHBA ia bleu këtë territor për 7 milionë e 200 mijë dollar në vitin 1867. Pas 29 vjetësh aty u zbuluan masa të konsiderueshme floriri.

 

 

8.SHBA ka patur 8 kryeqytete në të gjithë historinë e saj që nga koha e pavarësisë. Ato janë: Philadephia, Baltimore, Lancaster, Princton, Annapolis, Trenton, New York, Washington.

 

9.Abigail Adams, Barbata Bush  dhe Ana Harrison janë 3 gra amerikane që kanë qenë edhe  bashkëshorte e presidentit në detyrë dhe nëna ose gjyshja e një presidenti në detyrë. Adams ishte gruaja e presidentit të dytë John Adams, ndërsa djali i saj John Adams ishte presidenti i 6-të i SHBA. Anna Harrison, gruaja e presidentit të 9 William Harrison dhe gjyshja e presidentit të 23-të Benjamin Harrison. Barbara Bush ishte gruaja e presidentit të 41- George Herbet Bush dhe djali i saj George W. Bush ishte presidenti i 43-të.

10.Më 4 korrik 1826, ditën e përvjetorit të 50 të shpalljes së pavarësisë vdiqën në të njëjtën ditë presidenti i dytë John Adams dhe presidenti i tretë i SHBA Thoams Jefferson. Kur vdiqën Adams ishte 91 vjeç, ndërsa Jefferson 83 vjeç.

Të fundit

Diell dhe ftohtë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore. Kjo do...

Rama dhe Berisha nisin sot fushatën/Publikohet harta e zonave ku krimi ndikon në zgjedhje

Politologu Afrim Krasniqi ka prezantuar Hartën e Riskut Elektoral, e cila ka funksion paralajmërues dhe orientues, si dhe është hartuar nga ekspertët e ISP-së...

Flasim për njeriun human, kur historia flet me armë

Nga Leonard Veizi   Flasim gjithë ditën e ditës për humanizëm, të qenit human. Madje edhe natën nuk e kursejmë për të tilla biseda jetësore, thelbësore,...

Berisha hap fushatën me këshilluesin e Trampit

Koalicioni “Shqipëria Madhështore” e drejtuar nga Sali Berisha do të hapë fushatën sot në shëshin “Nënë Tereza”. Skenografia pritet të jetë thuajse e ngjashme...

Lajme të tjera

Web TV