Xhaçka thirrje: Të votojmë rezolutën e Srebrenicës, të mos përdoret si municion…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nga foltorja e Kuvendit ftoi deputetët e opozitës që të bashkohen me vota dhe të miratojnë projektrezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë. Ajo tha se Shqipëria i ka dënuar sulmet në Srebrenicë.

“Unë dua të përgëzoj kolegët për këtë nismë për të shpallur 11 korrikun Ditën e Përkujtimi të Gjenocidit në Srebrenicë. Kjo është një nismë që mbështetet në rezolutat e Parlamentit Europian për Përkujtimin e këtij gjenocidi dhe në vlerësimet e Komisionit Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës të Këshillit të Europës të 22 marsit 2017.

Por mbi të gjitha kjo është një nismë që vjen si një kulmim i qëndrimeve të kahershme e të pakompromis të Shqipërisë në dënim të këtij krimi por edhe të krimeve të tjera kundër popullsive civile në Bosnje Hercegovinë e Kosovë. E di që pak kohë më parë lidhur me këtë gjenocid u zhvillua një debat që realisht do të kishte qenë mirë për ata që e iniciuan të mos kishte ndodhur. E them këtë sepse besoj që në politikë duhet të ketë gjithnjë disa vija të kuqe, duhet të ketë gjithnjë disa çështje e disa ngjarje të cilat nuk duhen kurrsesi të përdoren e të keqpërdoren në emër të agjendave të ngushta politike. Gjenocidi në Srebrenicë është padyshim një nga këto ngjarje, e cila meriton nga të gjithë ne vetëm respektin më të plotë e trajtimin në mënyrën më solemne të mundshme e jo abuzimin për qëllime politike.

Në fakt, ndër vite kjo ka qenë ajo që ka ndodhur. Shqipëria ka mbajtur një qëndrim parimor e qartë në raport me këtë krim të tmerrshëm ku mijëra burra e djem u vranë në mënyrën më makabre jo se ishin fajtorë për diçka, por thjesht për shkak të identitetit të tyre.

Lexo edhe :  Erion Veliaj: Im bir, jetim me urdhër prokurori e vendim gjykate

Është një qëndrim që është mbajtur në këtë Kuvend, ku në 10 vjetorin e këtij gjenocidi është mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të pafajshme të Srebrenicës, e ka mbajtur këtë qëndrim në mënyrë të përvitshme duke ju bashkuar deklaratave të BE në çdo përvjetor të gjenocidit. Por e ka mbajtur këtë qëndrim edhe gjatë kryesimit të OSBE, në OKB në Sesionin e 39 të Këshillit të të Drejtave Të Njeriut ku kemi depozituar një ndërhyrje në të cilën dënonim gjenocidin.

I kemi mbajtur këto qëndrime jo për konsum të brendshëm, as për të kënaqur dikë e për të nxjerrë keq dikë, por i kemi mbajtur sepse kjo është ajo ku besojmë. Besojmë që këto krime duhen dënuar sepse viktimat meritojnë drejtësi. Besojmë që këto krime duhen dënuar sepse duke mos i dënuar rrezikojmë përsëritjen e tyre në të ardhmen. Por besojmë edhe që duhen dënuar sepse nëse nuk dënohen rajoni ku ne bëjmë pjesë nuk do të njohë kurrë harmoni e bashkëpunim.

Prandaj e mbështes këtë propozim dhe ju bëj thirrje kolegëve që të votojnë për ta miratuar të gjithë bashkë, në respekt të viktimave. Një respekt që kurrsesi nuk mund të tregohet duke e përdorur këtë ngjarje kaq tragjike si municion për debate politike., tha Xhaçka.

Të fundit

21 Shkurt 1848/ Karl Marx publikon “Manifestin Komunist”

“Manifesti Komunist”, i shkruar nga Karl Marx me ndihmën e Friedrich Engels, botohet në Londër nga një grup socialistësh...

Asteroidi 2024 YR4: Një kërcënim (i butë) për Tokën, por çfarë ndodh me Hënën?

Rreziku i goditjes së asteroidit 2024 YR4 në Tokë është dyfishuar, por shanset mbeten të pakta. Ekziston një tjetër e panjohur: një shans 0.3%...

Pse muzika mund t’ju japë të dridhura

Fakti që disa këngë mund të na shkaktojnë patë, i ka habitur shkencëtarët për shekuj me radhë. Tani një studim i imazhit të trurit...

Përparimet e Celtic në Ligën e Kampionëve i kanë bërë ata sërish një entitet serioz

Për më shumë se një dekadë klubi i hodhi duart në sfidën në Evropë, por ekipi i Rodgers tani e përqafon atë. Ewan Murray/ Mynih Mos...

Evropa po sheh nga Gjermania për udhëheqje – por zgjedhjet do t’i shuajnë sërish shpresat

CDU është një lojtar i madh në parlamentin evropian, por fitorja e saj e parashikuar këtë të dielë nuk do të ndryshojë fokusin e...

Lajme të tjera

Web TV