“1 muaj flasim, 3 muaj jo”/ Erion Braçe flet për marrëdhënien me Edi Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Erion Braçe është i pranishëm këtë të premte në “Më lër të flas”, ku ka komentuar mbi marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.

Braçe tha se i ka marrëdhëniet shumë të mira me kryeministrin, ku një muaj flasin e dy muaj nuk flasin. Mbi këtë marrëdhënie ai tha se kanë arritur të zgjidhin shumë punë prandaj është një mënyrë se si ata kanë zgjedhur të komunikojnë.

Romeo Veshaj: Më trego pak për fëmijërinë tënde, unë e di që je një djalë Kombinati…

Erion Braçe: Unë dhe Manushi jemi nga Kombinati, Manushi para meje unë pas Manushit.

Romeo Veshaj: Nuk ia thotë dot emrin, Edi Manushi.

Erion Braçe: Ne për Manush e njohim, po të jetë për Edi kemi një tjetër. Edi vetëm një ka.

Romeo Veshaj: Meqë ra fjala, si i ke marrëdhëniet me kryeministrin?

Erion Braçe: Shumë të mira i kam, një muaj flasim dy muaj nuk flasim, pastaj muajin e tretë zihemi prapë e nuk flasim për katër muaj. Është një mënyrë komunikimi mbi bazë të së cilës bëhen disa punë.

Romeo Veshaj: Mua më dukeni si një çift toksik

Erion Braçe: Mundet, por çmimi i lëndëve toksike që përdoren për bujqësi është rritur shumë./Top Channel

Të fundit

Flamingot folezojnë në Nartë! Kolonia e rrezikuar nga pakujdesia njerëzore

Folezimi i flamingove në Lagunën e Nartës, dukuri e shfaqur për herë të parë këtë vit, shihet nga ekspertët...

Berisha para agjentit të BKH-së, militantët e PD ‘rrethojnë’SPAK, çfarë pritet të ndodhë

Një padi e Irena Gjokës, gjyqtares së GJKKO-së ndaj Argita Malltezit (Berisha) vajzës së ish-Kryeministrit Sali Berisha, pritet të vendosë para agjentit të BKH-së...

1942/ Masakra e Lidicës, një nga krimet më mizore të nazistëve ndaj civilëve

Çfarë ishte masakra e Lidicës? Masakra e Lidicës ndodhi më 10 qershor 1942 në fshatin Lidice të Çekosllovakisë (sot në Republikën Çeke). Ajo u krye...

Letoni-Shqipëri/ Njihuni me formacionin e kuqezinjve sot

Pas barazimit pa gola në Tiranë përballë Serbisë, Shqipëria bëhet gati për ndeshjen e radhës kundër Letonisë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së...

Ndërron jetë Bujar Bukoshi, ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil

Mediat në Kosovë njoftojnë se është ndarë nga jeta dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90-të...

Lajme të tjera

Web TV