Situata e COVID-19/ Një humbje jete dhe 427 të infektuar në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 937 testime, 427 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 789 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 937 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 427 qytetarë, në këto bashki:
220 në Tiranë, 21 në Fier, 20 në Lushnje, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 15 në Durrës, nga 12 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 10 në Divjakë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Fushë Arrëz, Krujë, Dibër, nga 6 qytetarë në Mirditë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Finiq, Gramsh, nga 2 qytetarë në Has, Mallakastër, Delvinë, Përmet, nga 1 qytetar në Pukë, Lezhë, Selenicë, Himarë,
Janë 9,201 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Fieri 84 vjeçe.
Janë shëruar 789 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 284,013 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  Berisha mobilizon militantët në protestë para SPAK! Nesër paraqitet te oficeri i BKH

Statistika (18 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 427
Të shëruar në 24 orë 789
Të shtruar në spitale 34
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 937

Testime totale 1,885,330
Raste pozitive 296,732
Raste të shëruara 284,013
Raste Aktive 9,201
Humbje jete 3,518

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,591
Durrës 742
Fier 728
Shkodër 432
Vlorë 429
Berat 315
Elbasan 284
Gjirokastër 213
Lezhë 179
Korçë 134
Dibër 95
Kukës 59

Të fundit

Hetimi për Veliajn/ Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK

Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur ditën e sotme në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë. GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula,...

Analiza/ Si ushtrojnë presion mbi Evropën bisedimet e Riadit

Evropianët, pjesa evropiane e NATO-s, duhet të rrisin ritmin po të mos duan të mbeten plotësisht pas. Nuk ka kaluar as një javë që kur...

Ngrirja e financimit të Trump po shkakton panik

 Në ditën e tij të parë, presidenti ndaloi miliarda dollarë financime për projektet e energjisë së pastër të iniciuara nga Biden  Stephen Starr/ Columbus, Indiana Mike...

19 Shkurt 1473/ Lind astronomi i njohur polak, Nikolla Koperniku

Koperniku lindi në Torun, një qytet në Poloninë veriore, buzë lumit Vistula. Babai i astronomisë moderne, ishte shkencëtari i parë evropian modern që propozoi...

Këngë për Nju Jorkun, Qyteti Përmes 100 Vjeteve të Muzikës

Këngët e Nju Jorkut në Muzeun e Qytetit të Nju Jorkut nga Gina DiMeo Nga "The Brooklyn Bridge" nga Frank Sinatra deri tek "Jenny from the...

Lajme të tjera

Web TV