“S’duhet të diskutojmë për rikthimin e Bashës”, zbardhet mesazhi i Dash Sulës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, i cili bën pjesë në grupin e deputetëve që nuk e kanë mbështetur Berishën, i ka kërkuar kolegëve të tij të mos diskutohet për rikthimin e Lulzim Bashës dhe për të gjetur një rrugë bashkëpunimi.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se në takimin që u zhvillua pasditen e djeshme, Sula ka deklaruar se nëse gjykata vendos pro Berishës, duhet të punojmë me të.

“Nuk duhet të diskutojmë për rikthimin e Bashës, mos e faktorizoni kot. Duhet të bashkohemi ose të gjejmë rrugë bashkëpunimi për të fituar në 2023. Nuk kemi kundërshtar Berishën, por Ramën dhe PS. Në 2023 jam kundër daljes së PD-së me dy kandidatë, ndaj duhet gjetur bashkëpunimi për të pasur kandidatë të përbashkët. Vendimi i gjykatës duhet të zgjidhet, pasi në të kundërtën PD shkon drejt shkatërrimit, duke e mbajtur të zvarritur këtë çështje. Nëse gjykata vendos pro Berishës, duhet të punojmë me të, duke nisur punën nga baza, nëse gjykata vendos kundër Berishës duhet të bashkëpunojmë edhe me kolegët pranë tij për të vijuar riorganizimin e PD-së pa përjashtuar njeri”, mësohet të ketë thënë Sula.

Po kështu ai ka kërkuar t’i jepet fund sharjeve dhe kundërshtimeve mes njeri-tjetrit në rrjetet sociale dhe bërjen opozitë duke denoncuar maxhorancën.
“Nuk duhet të vijoni të shani/ kundërshtoni njeri-tjetrin në rrjetet sociale. Pse s’bëni opozitë, Basha apo Berisha po ju pengon për të bërë opozitë? Përjashtuar Berishën që bën opozitë, pjesa tjetër që janë pranë tij nuk kanë bërë denoncime, ka material për të denoncuar këtë mazhorancë. Në sallë, komisione duhet të jeni bashkë për të bërë opozitë”, ka thënë Sula.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV