Shqipëria pritet që të marrë në vitin 2025 raketat “Javelin”, të cilat aktualisht po “demonstrojnë” forcën e tyre në Ukrainë duke shkatërruar tanke rusë.
Disa pamje të regjistruara me dron tregojnë momentin kur një tank i ushtrisë së Putinit është hedhur në erë nga një raketë, e cila i është dërguar Kievit zyrtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Raketat “Javelin” janë një prodhim i SHBA-ve, pjesë e një serie armësh të dërguara në Ukrainë nga vendet perëndimore, veçanërisht vdekjeprurëse kundër tankeve, sepse armatura e tyre është më e hollë në majë. Në këtë video raketa mund të shihet duke fluturuar nga një lartësi përpara se të përplaset me tankun duke shkaktuar një shpërthim të madh të fuqishëm zjarri.
Shqipëria i ka porositur këto raketa dhe pritet që në 2025 të forcojnë artilerinë e Forcave të Armatosura, teksa tashmë po prodhohen në Arizona.