Policia kap 35 të droguar teksa drejtonin makinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia rrugore jep alarmin: Vetëm në dy muaj 35 drejtues automjetesh kanë rezultuar të droguar në drejtimin e mjetit.

Këtë fakt e ka bërë të ditur Ali Yzeiri, specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Qarkullimit Rrugor.

Gjatë emisionit Dekalog në RTSH 24, të gazetarit Roland Qafoku, Yzeiri tha se pas atyre që  kanë konsumuar alkool, problemi tjetër janë drejtuesit të cilët kanë konsumuar drogëra të lehta dhe të forta gjatë drejtimit të automjetit.

Yzeiri shpjegoi se vetëm në muajt qershor-korrik 2022 nga kontrollet me paisjen e re që është vënë në përdorim, janë kapur 35 përdorues nën efektin e drogës. Ndaj tyre është marrë masa e heqjes së lejes së qarkullimit dhe nisja e hetimeve nga Prokuroria.

Kjo është hera e parë qe Policia publikon zyrtarisht shifër ku drejtuesit e mjetit janë nën efektin e drograve.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV