Bajram Begaj mban fjalim në Presidencë: Do jem shërbëtor i popullit tim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bajram Begaj ka mbajtur fjalim në Presidencë pasi mori detyrën si kreu i ri i shtetit.

“Dëshiroj të falenderoj presidentin Meta për përmbushjen e detyrës, komunikimin që patëm gjatë kohës që patëm kur ushtrova detyrën dhe kur transferua etyrën. Për mua sot është ditë e vecantë. Pa dyshim është dita më e rëndësishme e jetë stime. Jam para jush dhe ju drejtohem me nderin e privilegjin më të madh, atë të presidentit të Republikës.Ky besim më ngarkon me përgjegjësinë më të madhe ndaj qytetarëve të kombit tim, ndaj partnerëve të Shqipërisë dhe ndaj miqve të familjes sime, sot u betova për besnikërinë ndaj kushtetutës, për të mbrojtur pavarësinë e Shqipërisë dhe për ti shërbyer përparimit të popullit shqiptar. Do jem shërbëtor i popullit tim, përfaqësues i unitetit kombëtar. Do të jem mbështetës i palëkundur i rrugëtimit euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës.

Do jem kontribues dhe përkrahës i komunikimit dhe bashkëpunimit. Të garantosh zbatimin e kushtetutës nënkupton garantimin e ligjit edhe për luftën kundër krimit të organizuar. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim i klasave politike

Reforma në drejtësi po jep frytet e saj. Shpreh mirënjohjen time për ndihmën e pakursyer të partnerëve tanë. Miqtë tanë te Shqipëria dhe shqiptarët do të gjejnë gjithmonë partnerin e tyre të besuar. Mbajtja e konferencë së parë ndërqeveritare është një hap i madh, një arritje e merituar për të gjithë shqiptarët. Shqipëria, edhe pse e vogël dëshmon me krenarinë, se edhe kombet e vegjël prodhojnë siguri në arenën ndërkombëtare. Ky fakt dëshmohet nga roli i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit por edhe qëndrimi për luftën në Ukrainë. Siguria dhe paqja nuk dhurohen por ato sigurohen. Faktorët e rrezikut ka ndryshuar. Vëmendja e çështjes së sigurisë kombëtare do të ketë vëmendje të madhe gjatë mandatit tim. Të ndryshojmë strategjinë kombëtare. Është përgjegjësi për të gjithë ne”, tha Begaj.

Lexo edhe :  “Askush nuk na ndalon”, Izraeli merr nën kontroll Rripin e Gazës

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV