Olta Boka zbulon sëmundjen e rrallë nga e cila vuan: Më qan zemra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur, Olta Boka ka treguar problemin shëndetësor që e shoqëron çdo verë. Përmes një Instastory, ajo ka zbuluar se është alergjike ndaj diellit, pasi i shkakton probleme kur ekspozohet.

Këngëtarja ka treguar se kjo është një sëmundje qe nuk shërohet por mbahet nën kontroll. Kështu i ka kërkuar ndihmë fansave nëse ata kanë ndonjë zgjidhje.

“Ah kjo alergjia e diellit që s’më la rehat as këtë verë. Nëse në fund të pushimeve më shihni të bardhë, mos e fusni gishtin në plagë. Më qan zemra për pak ngjyrë, por vetëm me pak ekspozim në diell (me krem mbrojtës) dhe lëkura ime merr flakë nga kruajtjet e alergjisë”, ka shkruar Olta.

Ndërsa më tej, ka sqaruar për çfarë bëhet fjalë: “Në fakt unë vuaj nga dermatiti, por ma kanë cilësuar si seborreic, duke qenë se gjatë pjesës tjetër të vitit vuaj nga tharje të përgjithshme të lëkurës dhe petëzim të kokës në cepat e saj. Këto sëmundje të cilësuara autoimmune, thuhet që nuk kanë shërim, por vetëm mbajtje nën kontroll dhe përmirësim me anë të mirëmbajtjes, por këto kohët e fundit kam filluar të besoj në teoritë e Anthony Ëilliams te Medical Medium, i cili pretendon zhdukjen e sëmundjeve autoimmune nëpërmjet një regjimi strikt ushqimor duke shmangur ushqimet kryesore që aktivizojnë këto sëmundje! Në shtator do ta testoj dhe do ju përditësoj”, shkruan këngëtarja./abcnews.al

Të fundit

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetaret nëse PD do të pranojë në shtator 50...

Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të rënda mbi procesin e votimit...

Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë. Mëngjesi i Lutjeve është një...

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

Lajme të tjera

Web TV