Arbana Osmani rrëfen frikën e saj: Jam e tmerruar për fëmijët, do të jetojnë në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja Arbana Osmani ka rrëfyer për ndjekësit e saj në Instagram, frikën më të madhe që ka për fëmijët e saj.

Gjithçka nisi nga pyetja e një ndjekësji, i cili ishte kureshtar nëse kanë qenë të vështira vitet e adoleshencës për të. Moderatorja tregoi se në fakt është shumë e shqetësuar për fëmijët e saj që do të jetojnë në epokën e rrjeteve sociale.

“Jo, jo vërtet. Jam shumë më e shqetësuar për fëmijët e mi që do të jetojnë vitet e tyre të adoleshencës në  mediat sociale dhe bullizmin online. Jam e tmerruar nga ajo” shkruan Arbana.

Moderatorja është nënë e dy djemve, Joni dhe Dielli, ndërsa është në pritje të fëmijës së tretë me partnerin Eduart Grishaj.

4 5

Në bisedën virtuale me ndjekësit e saj Arbana zbuloi gjithashtu detaje nga shtatzënia.

Një ndjekëse e pyeti moderatoren për nepset që ka, teksa është në muajt e fundit të shtatzënisë.

“Kam hequr dorë nga karbohidratet dhe sheqeri këtë muaj, kështu që çdo lloj buke, makaronash, akulloresh, duken shumë të shijshme sa të ‘lëshosh lëng nga goja’ tani”– iu përgjigj Arbana.

1 4

Përgjatë gjithë shtatzanisë së saj, prezantuesja ka tentuar që ta fshehë barkun në daljet e saj si në rrjete sociale, ashtu edhe në media. Ndonëse deklaroi që në natën finale të “Big Brother” se ishte në pritje të ëmbël, Arbana ka preferuar që të jetë aktive në rrjet, por pa e vënë fokusin te barku i saj i rrumbullakosur. Në fotot e shumta që publikon nga e përditshmja e saj, ajo është kujdesur që mos ta ekspozojë barkun, por një ndjekës i shkroi Arbanës se e ka parë nga afër.

“Të kam parë nga afër edhe nuk je shëndoshur, nuk ke as celulit”- shkroi ndjekësi, ndërsa Arbana në përgjigjen e saj la të kuptohej se është krejt e kundërta madje ajo tha se po shton çdo ditë më shumë.

“Mos më ke parë nga larg se nga afër… Nejse, thjesht gjatë të treja shtëzënive kam ngrënë shumë shëndetshëm se gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës time dhe kam prië 3 litra ujë në ditë që kur nuk jam shtatzënë kam qejf ti zëvendësoj me ndonjë gotë verë/gin tonic” shkruan Arbana.

2 5

 

Lexo edhe :  Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

3 5

Fundjavën e kaluar ajo bashkë me Eduartin dhe djemtë e tyre e kaluan në Bogë, atje ku kishin ndërtuar një shtëpizë familjare prej druri. Mes fotove të postuara, ajo ka ndarë një me gjithë familjen me sfond natyrën./panorama/

Arbana 1

Të fundit

Garë e ethshme në Shkodër, Rama vizitë pas akuzave të Doshit

Epiqendra e veriut të vendit, një bastion i përhershëm i PD-së deri në vitin 2023, është kthyer në arenë...

Horoskopi i ditës së shtunë, 26 prill 2025

Search Horoskopi ditor nga Susan Miller – E shtunë, 26 prill 2025. Pasqyra zodiakale për dashurinë, financat, emocionet dhe ndryshimet e brendshme – çfarë sjell...

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin e Gazës po mbarojnë. Jo vetëm...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Lajme të tjera

Web TV