Debat me Teodor Kekon për amnezinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Pasi nxiva zhapë në plazh, zura të dremis.

Në ëndërr mu faneps një profet.

Më vuri dorën mbi kokë dhe më tha:

-Jam Profeti Ilia. Pse të shoh të trazuar, biri im!

– Nuk e ndaj dot: kam qënë apo nuk kam qënë deputet.Një mendje më thotë: nuk ke qënë. Mendja brenda mendja përgjigjet: po pensioni i deputetit nga del?!

-Mos e ha veten me dhëmbë! Nuk ke bërë asnjë mëkat!-

Foli me buzën në gaz Profeti. – Ti ke qenë deputet.

Perëndia ka menduar edhe për ju!

Kur Adami bëri mëkatin e parë me Evën…

-Ne politikanët e moderuar i themi “seks”…

-Fjalë mëkatare për një politikan kur është në gjumë!..

-Zoti, midis shumë e shumë sëmundjesh që i dërgoi peshqesh botës, gatoi edhe një sëmundje për politikanët.

Quhet amnezi!

Robi i perëndisë, sa merr mandatin e deputetit, e zë amnezia!

I sëmurë, torollepset dhe harron.

-Pse pikërisht Ju, erdhët të bisedoni me mua?

Unë njoh shumë profetë e shenjtorë të dëgjuar, si psh Shën Mitrin!

Mos mbani ju lidhje me politikanët e dështuar?

-Jo, jo o dele e Perëndisë! Ti e ke dëgjuar historinë time, kur udhëtoje rrugëve të Greqisë, në vitin 1992, me atë të paudhin, Filip Çakuli…

Ai fliste, mua mu kthjellua mendja!

Kur po udhëtonim nga Janina drejt Larisës, në mes të një pylli pamë një shkëmb të lartë. Mbi shkëmb një manastir.

Për t’u futur në manastir, duhet të të hidhnin litarin nga lart.

-Pse aq lart, – pyeta unë grekun që na shoqëronte…

Dhe shoqëruesi tregoi:

-Na ishte një here e një kohë, një prift i ri dhe i bukur. E quanin Ilia.

E pa dhe ra në sevda Peshkopi.

E ftoi për darkë dhe e futi në krevat.

Pas kësaj, djali-prift i zhvirgjëruar dhe përdhunuar mori arratinë.

-Ai ik dhe Peshkopi ndiq.

Më në fund Ilia, për të shpëtuar të ndënjurat, u ngjit lart, mbi shkëmb, si dhi e egër.

Atje hëngri bukë e fiq dhe vdiq.

-Peshkopit i dhëmbi zemra, iu dogj xhani!

Në shënjë respekti, Peshkopi ndërtoi manastirin dhe e shpalli Ilian Profet.

E meritonte!

Rashë në të thella…

Në dimrin e vitit 1992, vura kanditaturën për deputet në Patos.

Më parë se të nisesha për fushatë, mora lapsin dhe gatova një program elektoral.

Lexo edhe :  Premtoi zgjerimin e aleancave, degradoi te Ben Ahmetaj dhe Ilir Meta

E botova në “RD”.

Kur mbërrita në Patos ishte pak si ftohtë.

Kështu takimin e filluam në klub. Shumë raki, pak meze dhe na zuri darka.

-Po populli, thashë unë?…

-Populli bleu gazetën. I lexoi premtimet dhe i pëlqeu…

-Po unë dua të flas!…

-Po folë, kush të pengon?!…

-Dua elektorat!…

-Pse nuk ta mbushim syrin. Ti thuaj ato që të do zemra dhe ne vëmë tellalin të dëgjojë I madh e i vogël!…

U binda. U ngrita në këmbë dhe:

-Të nderuar qytetarë!

Po më dhatë votën, unë do ta bëj Patosin kryeqytet të naftës!…

Unë do ta binjakëzoj Patosin me Trikallën (Greqi), me Bolonjën (Itali)!…

-Si shumë po mburret ky verdhacuku, dëgjova një zë!…

-E mo le të shfrejë! Se mos është i pari!…

Këto pëshpëshe më dhanë zemër…

-Do të bije vaj e makarona nga Greqia… Do gjej viza greke…

Një ditë të bukur prilli ’92 në Sallën e Kuvendit të Shqipërisë, u betuam.

U pagëzuam me emrin Baballarë të Kombit!

Kur thashë fjalën:

Betohem, diçka sikur më rrodhi në trurin e vogël!

Harrova vendin ku isha deputet!

Pyeta Teodor Kekon, që më rrinte në krah:

“Dorkë! Di gjë ti, ku jam unë deputet!”…

-Ti je në Patos! Po ti, di gjë ku e kam unë elektoratin!…

-Me të dëgjuar, ti duhet të jesh në Maliq?! Por nuk jam shumë i sigurtë?!

Uëëë…mos luajtëm nga fiqiri!

Ishim në sallën e parlamentit. Po bënim muhabet me Kekon.

-Më duket se jemi të sëmurë.- Thashë unë.-

-Unë jo. Isha tek doktori. Analizat më dolën top.

-Për qejf hodha fall. Jevga më tha do vdesësh nga kanceri pas 10 vjetëve?

-Mua më tha doktori që je me kancer! Por vdiq doktori.

-Ne vuajmë nga Amnezia…O Dor!

Afrohet Eduart Selami, në atë mot Kryetar i PD -së. Më thotë:

-Mitro! Të ka ardhur elektorati nga Patosi. Po të presin tek gardhi i parlamentit.

-Po pse mua?!

-Po shkoj unë, – tha Dori.

Kur u kthye më tha:

-Kërkonin para për shkollën, maternitetin dhe ekipin e futbollit. Doni dhe 100 viza greke.

-Na i ka premtuar gjatë fushatës deputeti ynë.

-Në vend të parave i qirasa me dopjo fërnet. Ikën të lumtur?!

-Ta paça borç, Doro!

Të fundit

Shqipëria emeton Eurobondin 650 milionë € me interes 5% dhe periudhë maturimi 10 vite

Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me...

Si reagon truri ndaj dashurisë, zbuloni faktet interesante

Dashuria është një koncept shumë dimensional dhe në një mënyrë ose tjetër mund të krijojë varësi. Por ndryshe nga varësitë e tjera, dashuria, ose të...

Baste sportive ilegale, një i arrestuar dhe një tjetër nën akuzë

 Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme, kurse dosja i kaloi Prokurorisë Durrës- Dy raste të...

Berisha në arrest shtëpie shkoi në SPAK me makinën e tij/ Xoxa u shoqërua nga policia

Të gjithë e kemi parë live se, kur Sali Berisha ishte në arrest shtëpie paraqitej në SPAK me Benz-in e tij privat dhe i...

Asnjë nga partitë në Kosovë nuk i ka votat për të krijuar e vetme qeverinë pas zgjedhjeve

Nga rezultati preliminar i zgjedhjeve të nëntë shkurtit, asnjë prej partive nuk do të mund të krijojë qeverinë e vetme. Sipas përllogaritjeve, Lëvizja Vetëvendosje do...

Lajme të tjera

Web TV