Putin e nënshkroi sot, ja çfarë parashikon doktrina e re detare e Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për përditësimin e doktrinës detare ku përshkruhen kufijtë detarë të vendit dhe NATO e Shtetet e Bashkuara konsiderohen si kërcënimet kryesore të Rusisë.

Dekreti, që u nënshkrua më 31 korrik në Ditën e Marinës, hyn në fuqi menjëherë.

Në doktrinë përmenden aktivitetet dhe rritja e mundshme e aleancës ushtarake të NATO-s, dëshira e pretenduar e SHBA-së për të dominuar detet dhe supozimet se dëshiron të ketë pretendime mbi territorin e Rusisë. Në doktrinë po ashtu përmenden si kërcënim për sigurinë e Rusisë një sërë shtetesh të huaja.

 

 

Po ashtu thuhet se Moska synon të rrisë potencialin e flotës detare. Në doktrinë po ashtu theksohet rëndësia strategjike e përpjekjeve të fundit ruse për të zhvilluar Rrugën Veriore Detare, të gjatë 5.600 kilometra, që do të lejonte anijet me dërgesa dhe anijet e tjera të mëdha të udhëtojnë përgjatë bregut të Artikut të Rusisë në Ngushticën e Beringut.

Duke folur në shënimin e Ditës së Marinës, Putin tha se kjo doktrinë thotë se Arktiku, Deti i Zi, ai i Okhotskit dhe Beringut, si dhe ngushticat e Baltikut dhe Kurilit, janë zona me interes kombëtar.

Ai tha se aftësia e marinës ruse për t’iu përgjigjur kërcënimeve menjëherë është kyçe në mbrojtjen e sovranitetit dhe lirive në Rusi. Putin shtoi se forcat detare, tokësore, ajrore dhe nëndetëset janë në gatishmëri të lartë dhe “vazhdimisht po përmirësohen”.

Presidenti rus premtoi se do të ketë ndërtim në shkallë të gjerë të anijeve dhe do të investohet në programet për kërkime shkencore detare.

Doktrina detare ruse fillimisht ishte miratuar më 2001. Ky dokument u përditësua në verën e vitit 2015, pas aneksimit të paligjshëm rus të Gadishullit ukrainas të Krimesë./REL/

Të fundit

Terror në mëngjes për të grabitur një pikë karburanti, ‘skifterët kapin’ vetëm… 300 euro

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të së premtes, 25 prill, në një pikë karburanti në zonën...

Lodhja e pranverës, fenomeni që prek shumë njerëz! Çfarë të bëni?

Me largimin e dimrit dhe ardhjen e ditëve më të ngrohta e më të gjata, shumë njerëz përballen me një ndjesi të çuditshme lodhjeje,...

Hetimi nga SPAK, Qyno: U deshën disa biseda të personave të tjerë që të baltosesha

Gazetari Elton Qyno foli sot lidhur me hetimin e nisur nga SPAK ndaj tij dhe gazetarit Artan Hoxha. I ftuar në "Çim Peka...

Pas 22 vitesh ndarje, Livia rrëfen takimin me të atin: Më tha diçka të fortë…

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, njoftoi së fundmi takimin e shumëpritur me babain e saj pas 22 vitesh. Livia postoi në...

Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit të Kosovës?

Për PDK-në dhe AAK-në, deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, është figurë përçarëse për postin e kryeparlamentares. Por, a është emri i Haxhiut pengesë apo...

Lajme të tjera

Web TV