Pushime ankthi/ Tragjedi në emër të aksidentit, komisari me skaf vret 7-vjeçaren  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen Avdia. Komisari i policisë, Arjan Tase, goditi me skafin që drejtonte një 7-vjeçare e cila gjeti vdekjen e menjëhershme në bregun e detit në Potam të Himarës. Reagime të shunmta nga politika dhe qytetarët: Autori të marrë dënimin maksimal

 Ditën e djeshme një prej plazheve të Himarës është tronditur nga një ngjarje tepër e rëndë. Ish-shefi i Komisariati të Himarës Arjan Tase, aktualisht drejtues I “policimit në komunitet” në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një vajzë 7-vjeçaare që ndodhej në bregun e detit të Potamit. Familja e cila kishte ardhur në Shqipëri për të pushuar i ktheu momentet në dramë. Aurori u arrestua nga kolegët e tij duke zbuluar edhe të tjera detaje rrënqethëse pasi ai nuk dispononte leje drejtimi për mjetet lundruese dhe për më tepër kishte shkelur çdo rregull duke lundruar në breg të detit dhe kryer manovra të rrezikshme që u mbyllën me tragjedi. Kjo ngjarje solli shumë reagimi nga opinion publik si dhe nga politika. Drejtuesi i policisë Gledis Nano, bëri publike masat e marra duke liruar nga detyra autorin e ngjarjes dhe pezulluar shefin e policisë kufitare në Vlorë.

Reagimi i drejtuesit të policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit reagoi në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në Potam të Himarës, ku humbi jetën një vajzë 7 vjeç, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie. Gledis Nano i shprehu që në fillim të deklaratës së tij ngushëllime familjes Avdia, për humbjen e jetës së vajzës së tyre. Ai tha se për Policinë e Shtetit keqardhja dhe përgjegjësia për këtë ngjarje është e dyfishtë, përveç se në nivel institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, si prindër, si familjarë dhe si bashkëqytetarë të këtij vendi. Ndërkohë, Drejtor Nano ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja.  Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj. Njëkohësisht, Drejtor Nano ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike, për ngritjen e një grupi të posaçëm, për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna së fundi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare.

 

Reagimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në Tëitter, reagoi për tragjedinë në plazhin e Himarës, ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare. “Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse“, shkruan Rama në rrjetin social. Ai shton më tej se këto ngjarje po përdoren politikisht nga kundërshtatët politik të Partisë Socialiste.“Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë”, shtoi kryeministri.

Lexo edhe :  Deputeti i PD takim me shqiptarët në SHBA, Nallbati: Shqipëria ka nevojë për ju!

 

Reagimi i Berishës

Po ashtu ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi të munguar sigurinë në plazhe dhe shtoi se kjo ngjarje ishte një krim i tmerrshëm dhe për ligjin nuk pyet askush.  “Shefi i Komisariatit të Elbasanit Arjan Tase është përjashtuar nga radhët e Policisë nga drejtori i Përgjithshëm Nano, ndërkohë që kjo duhet të kishte ndodhur kohë më parë. Tase, sipas raportimeve meditaike, është arrestuar 2 vjet më parë, kur ishte shef i Policisë së Himarës, për bashkëpunim me trafikantët e drogës. Ky është rasti i dytë në pak ditë, që një mjet lundrues, del nga deti dhe godet pushuesit. Kjo nuk është shenjë e pakujdesisë, por e sigurisë publike të lënë në duar trafikantësh. Ata që lejojnë trafikun e drogës mund të lejojnë, pa i vrarë ndërgjegjia edhe skafistët e papërgjegjshëm, dhe madje të jenë vetë në timon të mjeteve lundruse që vrasin njerëz. I shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes Avdia që ka humbur dritën e syve. Shqiptarëve u kërkojmë të shohin në sy të vërtetën e një shteti pupac, që del nga toka dhe deti, jo për t’i mbrojtur, por për t’i dëmtuar. Kur të rrezikshmit e drejtojnë, Shqipëria është në rrezik!ngesën e plotë të sigurisë në plazhet tona”, shkruan Berisha.

 

Reagimi i Ilir Metës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë që u regjistrua pasditen e djeshme ku efektivi i policisë, Arjan Tase përplasi për vdekje me gomone një 7-vjeçare që po notonte në det. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se dënon situatën katastrofike të sigurisë në plazhe. Meta kërkon hetim të menjëhershëm lidhur me ngjarjen dhe ndëshkim të ashpër për autorin. “Hetim i menjëhershëm i thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit! Mjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit!”, u shpreh Meta.  Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ngjarja në Himarë është shumë e rëndë, ndërsa shprehet se policia duhet të marrë masa të menjëhershme për këtë ngjarje. Sipas Metës, përveçse është një ngjarje tragjike, po dëmtohet edhe imazhi i sezonit turistik. “Duhet të ketë masa të menjëhershme që të vihet besimi mes policisë e popullit se vetëm në këtë mënyrë policia mund ta bëjë me sukses punën e saj. Për të mos u dëmtuar imazhi i sezonit turistik. Mjaftojnë çmimet shumë të larta, dhe ngjarje të tilla tronditin shumë besimin e qytetarëve tanë, por edhe të turistëve të huaj. Kërkohet profesionalizëm krejt tjetër për të menaxhuar sigurinë  e plazhit, kërkohet polici e shtetit dhe jo më e regjimit patronazhist”, tha Meta.

Të fundit

Rama publikon pamjet: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë, rilind me një ndërtesë të re

Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë do të ketë një ndërtesë të re. Kryeministri Edi Rama me një postim në...

Seanca në GJKKO për “Sterilizimin”, biznesmeni Ilir Rrapaj humb ndjenjat në sallë

Këtë të hënë, po zhvillohet seanca në GJKKO për Sterilizimin. Mësohet iznesmeni Ilir Rrapaj, ka humbur ndjenjat në sallë.

Kompanitë e makinave, Honda dhe Nissan njoftojnë planet për t’u bashkuar

Kompanitë Honda dhe Nissan njoftojnë planet për t'u bashkuar pasi gjigantët japonezë të makinave luftojnë për t'u përballur me rivalët në automjetet elektrike. Sipas mediave...

Pyetja e Adit

Edison Ypi Pyetja duhet të jetë sa më e shkurtër. Pyetja më e gjatë se tre fjali, s'është pyetje, është pjerdhje. Që pyetja duhet më e shkurtër...

PD sot në protestë, policia: Bllokimi i rrugëve, vepër penale! Do ketë pasoja!

Lidhur me protestën e sotme të opozitës, policia e shtetit ka dalë me një njoftim për mediat. Aty thuhet se policia garanton të drejtën...

Lajme të tjera

Web TV