Tragjedia në Himarë/ Prokuroria ndryshon akuzën për Arjan Tasen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria vendos akuzën “vrasje me dashje” për komisar Arjan Tase i cili me skafin që drejtonte shkaktoi vdekjen e vogëlushes 7-vjeçare, Jonada Advdia mesditën e 2 gushtit në plazhin e Potamit në Himarë.

Kjo akuzë është ndryshe nga ajo që Agjencia e Mbikqyrjes Policore kishte dorëzuar së bashku me provat në prokurori.

Akuza e prokurorisë së Vlorës i është paraqitur tashmë edhe Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, në të cilën ditën e nesërme do te mbahet seanca gjyqesore, ne 10:30 ku do te vendoset masa e sigurise per ish komisarin e Himarës.

Si prova për të mbështetur këtë akuzë është dhe fakti që Tase kishte patentë për mjetin ujor dhe dinte shumë mirë rrezikun që paraqet lundrimi i këtyre mjeteve në breg të detit për qytetarët.

Gjithashtu efektivi dinte rregullat që nuk duhej të shkelte, njëra prej tyre dhe fakti që ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet.

Ka qenë rreth orës 14:00, (2 gusht 2022) kur efektivi i policisë i cili ishte me pushime, pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bordin e skafit ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonadën duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës. Pritet vendimi i Gjykatës për masën e sigurisë.

Të fundit

Ku t’i kalosh pushimet verore, sipas shenjës së horoskopit?

Dashi – Rio de Janeiro, Brazil I zjarrtë dhe impulsiv, Dashi ka nevojë për një qytet që nuk fle kurrë....

“Ferma e Kafshëve” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar pas 5 vitesh

Një nga veprat më të fuqishme dhe të diskutuara të letërsisë moderne, “Ferma e Kafshëve” e Xhorxh Oruell, rikthehet në skenën shqiptare përmes një...

“Bufi merret me makinën e Noizy”, Rama: Çfarë kënge këndoi që mori 6 milionë?

Rama: Pa të bo ty që të vish plumb nga Tirona në qendër të Peshkopisë se le kët punë, pasi Ulsiu që kalamo merrte...

OBSH: 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç konsumojnë alkool, edhe Shqipëria

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë konsumojnë alkool. Europa...

Aksident me motor në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen një italian dhe një shqiptare

Një aksident me motor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë- Ksamil në vendin e quajtur Manastir. Dy të rinj...

Lajme të tjera

Web TV