Deputeti ukrainas dorëzon në Parlament projektligjin për njohjen e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina ka refuzuar të njohë Kosovë, por mesa duket vendi i cili po përballen me luftën ruse, ka ndryshuar qëndrim. Një deputet ukrainas në një reagim në rrjete sociale ka njoftuar se ka dorëzuar në Parlament një projektligj për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlamentin e Ukrainës, ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Deputeti ukrainas, pasi ka bërë publike draft-rezolutën në fjalë ka deklaruar se shpreson se Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.

“Dorëzova në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë. Shpresoj që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Twitter.

Sipas deputetit Goncharenko, shpallja e pavarësisë së Kosovë nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

“Në vitin 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në kuadër të OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akte ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

“Jo më kot, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së, tashmë e kanë njohur Kosovën. Po ashtu Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe”.

Për deputetin ukrainas në asnjë mënyrë Kosova nuk duhet të krahasohet me republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës.

Lexo edhe :  “Nuk flet, vetëm leh”/ Historia prekëse nga Tajlanda, gjendet djali që u rrit me qen

“Prandaj Ukraina duhet ta njohë sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe të shprehë mbështetje ndërkombëtare ndaj saj”.

Të fundit

Tentoi të shpëtonte turistët, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime...

Konferenca për shtyp, Salianji: Dënimi im, regres i Shqipërisë në demokraci

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia e PD, pas lirimit nga qelia, tha se dënimi i tij ishte...

Pas misionit në Fier, Rama mbërrrin në bashkinë e Durrësit. Maratona vijon!

Reth një orë pas përfundimit të mbledhjes me deputetët dhe drejtuesit vendor në Bashkinë e Fierit, ku ashtu si në Vlorë kërkoi dorëheqjen e...

Gol në shtatë kompeticione të ndryshme, Kylian Mbappe shkruan historinë tek Reali

Kylian Mbappe ka bërë tashmë histori që në sezonin e tij të parë te Real Madridi. Ylli francez, i cili shënoi një gol mahnitës kundër...

Fier, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë

Burime nga mbledhja që u zhvillua në bashkinë e Fierit bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqje të gjithë drejtuesve...

Lajme të tjera

Web TV