Kontrolli nga FBI i shtëpisë së Trump, ende mister arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrethanat rreth kontrollit të shtëpisë së ish-Presidentit Trump, nuk janë plotësisht të qarta, por FBI-ja dihej që po hetonte rreth disa kutive me dokumente të klasifikuara, të gjetura në shtëpinë e zotit Trump në Florida, pasi ai ishte larguar nga detyra.

Sipas ligjeve, gjithçka, lista e telefonatave, projekt-fjalimet, fjalimet, shënimet me dorë dhe gjithçka tjetër nga aktiviteti i një presidenti, duhet t’i dërgohet Arkivave Kombëtare për ruajtje pas përfundimit të mandatit.

Çdo dokument presidencial është pronë e qeverisë amerikane dhe ruhet në Arkivat Kombëtare, sipas drejtuesve të arkivit. Ligji për këtë është miratuar në vitin 1978.

Për dokumentet e paklasifikuara, publiku mund të bëjë kërkesa në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, për t’u njohur me to, 5 vjet pasi ato kanë shkuar në arkiva, ndonëse ish-presidentët kanë të drejtë të kërkojnë që një pjesë e dokumenteve mos të hapen deri në 12 vjet pas largimit të tyre nga detyra.

 

Sipas historianëve që studiojnë këto dokumente, pa pasur qasje në këto materiale, publiku nuk mund të shikojë të vërtetën, por vetëm të vërtetën që u serviret nga zyrtarët./VOA/

 

Të fundit

E pyesin për LaCivita-n, kryedemokrati: Edhe Sali Berisha ka privatësinë e tij…

“Arkitekt” i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike këtë vit. Po tani që ky proces u mbyll, çfarë ka ndodhur...

Përmbytet gomonia me emigrantë në Angli, humb jetën 1 person dhe shpëtohen 62 të tjerë

Një gomone me emigrantë është përmbytur pranë bregdetit të Boulogne-sur-Mer, në Francë, në përpjekje për të kaluar Kanalin e Anglisë. BBC raporton se 1...

Çfarë është infarkti i stomakut, sëmundja e rrezikshme që pak e njohin

Çfarë është infarkti i stomakut? Ky lloj infarkti ndodh kur qarkullimi i gjakut në një pjesë të zorrëve bllokohet. Kjo mungesë e oksigjenit dhe lëndëve...

Familjet shqiptare po shmangin kreditë

Gjashtëmujori i dytë i 2024 shënoi një rritje të të ardhurave mesatare më të shpejtë se shpenzimet, duke përmirësuar disi bilancin financiar të familjeve...

I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës i dënuari

Sot, më datë 19 maj 2025, rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri Qani Hamit Muça është gjetur...

Lajme të tjera

Web TV