Gruri nga Ukraina/ Braçe irritohet për “hambaret e Myzeqesë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socioliat Erion Braçe ka reguar ndaj ardhjes së anijes me grurë nga Ukraina. Ai e ka quajtur një lajm të keq për fermerët shqiptarë, ndërsa i ka kërkuar ministrisë së Bujqësisë të publikojë kostot e blerjes së grurit nga kompania private.

 

Anija e parë e ngarkuar me mbi 6 mijë tonë grurë nga Ukraina, ka mbërritur në Portin e Durrësit në mëngjesin e 10 gushtit. Anija turke “Jaohar Ranim” ka udhëtuar për 12 ditë nga një port ukrainas drejt Shqipërisë. Gruri i ardhur është i destinuar për një kompani në Tiranë. Ukraina dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për eksportet e grurit, nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara më 22 korrik. Por për këtë import ka reaguar edhe deputtei i Partisë Socialsite Erion Braçe i cili është në mbrojtje të fermerëve shqiptare e sidomos atij lushnjar. Erion Braçe i ka kërkuar transparencë Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë që e ka porositur të publikojnë koston me të cilën ka ardhur gruri dhe çmimin me të cilën është marrë gruri edhe për të parë fitimin e kësaj kompanie. Braçe nuk e konsideron një lajm të mirë, faktin që ka mbërritur një anije me grurë nga Ukraina, për shkak se mijëra tonë grurë po i mbeten pa shitur bujqve vendas. Braçe thotë se fakti që tregtia bëhet jashtë vendit dhe jo tek bujqit vendas. Ndërkohë, deputeti shton se nëse kompania apo Ministria e Bujqësisë nuk do të publikojë kostot, Braçe thotë se do t’i nxjerrë vetë të gjitha kostot reale me të cilat është marrë gruri. “Dy ditë me radhë, lajm i rëndësishëm në fushën e tregtisë dhe bujqësisë ka qenë anija me grurë që mbërriti nga Ukraina. Nuk e kuptoj pse është i rëndësishëm lajmi që një anije me 6 mijë ton grurë mbërriti në Portin e Durrësit. Askujt nuk i shkon në mendje të pyes, me çfarë kostoje erdhi ky grurë, sa del 1 kg grurë i ardhur nga Ukrainë në Doganën Shqiptare. Do doja që Ministra e Bujqësisë dhe mbi të gjitha vetë kompania që ka sjell grurin të bënte publike shifrat, çmimin, koston me të cilën ka ardhur gruri. E di pse, se ka ende grurë të prodhuar në vend, grurë shumë i mirë, me proteinë 15%, me lagështirë 13-14%, me reze 75%. Për sa kohë që një bujk ka 20-25 tonë grurë të tillë këtu në Myzeqe, përsa kohë një bujk tjetër ka pak më tutje ka 20-22 tonë grurë gjendje, pse duhet të përbëjë lajm gruri i ardhur nga Ukraina me kosto më të shtrenjtë. Kam një lutje edhe për ministrinë e Bujqësisë dhe kompanisë, nuk kam asgjë tregtia është  e lirë e të tjera me radhë, po t’iu thonë publikisht njerëzve me çfarë çmimi dhe kostoje. Nëse nuk e bën do ua tregoj unë koston reale me të cilat gruri i ardhur nga Ukraina ka dalë nga Dogana Shqiptare”, shprehet Braçe. Braçe i referohet anijes  “Jaohar Ranim” me 6 mijë ton grurë nga Ukraina që mbërriti në portin e Durrësit një ditë më parë. Anija u furnizua me grurë në portin Izmail të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për t’i lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dhënë dakordësinë për vazhdimin e garës për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për ish-kryeprokuroren Arta Marku.

Lexo edhe :  “Nuk duhet të keni frikë!” Zv. presidenti i SHBA-së mesazh politikanëve shqiptarë?

 

Raporti i BSH: Parametrat janë “ok”, do përballojmë krizën

Banka e Shqipërisë në raportin e tremujorit për politikën monetare shprehet se ekonomia shqiptare po jep shenja të qarta ngadalësimi, por ajo është e aftë ta përballojë krizën botërore të çmimeve. Dy vitet e ardhshme gjithsesi do të jenë vendimtare për normalizimin e politikës monetare. Banka ka rritur normën bazë të interesit nga 0.5% në 1.75%, në gjashtëmujorin e parë, një nga rritje më të forta në glob, për të ndalur zhvlerësimin e lekut. Shqipëria gjithashtu nuk e ka ndjerë inflacionin në nivele aq të larta sa vendet e huaja shprehet Banka për shkak të kompensimit të çmimit të energjisë, ndërsa parashikimet tashmë kanë ndryshuar dhe për ulja e çmimeve në objektivi ne Bankës pritet të arrihet në 2024-ën. Në leximet e Bankës treguesit kryesorë financiarë si kreditë kanë vijuar të rriten në mënyrë të ndjeshme edhe pas rritjes së normës bazë të interesit. Kjo rritje do të ushqejë konsumin dhe investimet. Interesi mesatar për kreditë e reja në lekë për bizneset rezultoi 5.5% në tremujorin e dytë të vitit, nga 5.8% që ishte në tremujorin e parë, ndërsa për individët norma ka pësuar rritje në 6.8% nga 6.5% që ishte më parë. Në raportin e saj Banka thekson edhe se tregu i punës po jep sinjale pozitive. Punësimi është rritur gjithashtu edhe pagat në sektorin privat, mesatarisht 10.5%, të detyruara nga mungesa e fuqisë punëtore. Një tjetër tregues i qëndrueshëm është edhe forcimi i lekut, si pasojë e flukseve hyrëse nga turizmi, të cilat vlerësohet të jenë edhe më të larta se në vitet përpara pandemisë, ndërsa kjo pritet të ulë edhe risqet e borxhit publik. Por, edhe pse treguesit e shëndetit financiar janë të mira, sërish konsumatorët dhe bizneset në muajin korrik janë treguar pesimistë për të ardhmen dhe kjo do të ndikojë në mënyrë të ndjeshme në ngadalësimin e ekonomisë, me më shumë njerëz që kursejnë përballë pasigurisë në të cilën gjenden.

 

Të fundit

Makina e marrë me qira del nga rruga në aksin Rroskovec-Ura Vajgurore, pesë persona…

Një automjet i marrë me qira nga disa shtetas të huaj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

Donald Trump zbulon se çfarë e irriton më shumë bashkëshorten e tij: Do të kem telashe

Donald Trump i tha një grupi studentësh se gruaja e tij Melania Trump mërzitet shumë kur ai imiton njerëz të caktuar. Presidenti amerikan foli...

Pse sulmohet biznesi ushqimor?

Nga Shpetim Luku Një deklaratë e kohëve të fundit nga një e ftuar në një televizion të rëndësishëm e përmblodhi, ndoshta në mënyrë të ekzagjeruar...

2 mijë subjekteve iu rriten detyrimet, taksat vendore sqarojnë përllogaritjen dhe gjobat

Rreth 2% të totalit prej 100 mijë subjekteve aktive në Tiranë apo 2 mijë tatimpagues kanë kërkuar informacion për rivlerësimin e detyrimeve të taksave...

Lezhë/ Kandidati i Bashës: Nënkryetari i bashkisë dhe drejtori i OSHEE po blejnë vota

Mbrëmjen e së hënës janë shënuar sërish tensione mes kampeve politike në Lezhë, me pretendimin për blerje votash. Nënkryetari i bashkisë Fatjon Zefi dhe drejtori...

Lajme të tjera

Web TV