Ulen infektimet, Covid-19 i merr jetën një qytetari në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me Covid-19 në vend, dhe vihet re ulje e infektimeve nga dita e djeshme.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 1596 testime, ndërsa 564 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. MSH raporton se një qytetar ka humbur jetën si pasojë e virusit, ndërsa 232 persona po marrin ndihmë spitalore.

Njoftimi i MSH:

Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 564 qytetarë, në këto bashki:

160 në Tiranë, 34 në Lushnje, 31 në Durrës, 29 në Kavajë, 27 në Vlorë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Lezhë, 20 në Shkodër, 16 në Sarandë, 13 në Fier, nga 12 qytetarë në Korçë, Devoll, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, Elbasan, 9 në Patos, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Mallakastër, Përmet, nga 5 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Himarë, Pogradec, Berat, nga 4 qytetarë në Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Delvinë, Maliq, Gramsh, nga 3 qytetarë në Dibër, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Has, Tropojë, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Klos, Skrapar.

Janë 3,204 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 232 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,571 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 564
Të shëruar në 24 orë 232
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1596

Testime totale 1,941,032
Raste pozitive 321,345
Raste të shëruara 314,571
Raste Aktive 3,204
Humbje jete 3,570

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,053
Fier 545
Durrës 346
Vlorë 304
Gjirokastër 231
Berat 138
Elbasan 129
Korçë 129
Shkodër 121
Lezhë 120
Dibër 54
Kukës 34

Të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare ish-kreu i kadastrës, Artan Lame

Është ndarë nga jeta pas një ndëhyrje kirurgjikale të vështirë në zemër ish-kreu i kadastrës, Artan Lame. Lame, i cili...

Ja cili është fruti më i madh në botë, mund të peshojë deri në 40 kilogramë

Imagjinoni një frut aq të madh sa mund të ngatërrohet me një skulpturë bime, aq të rëndë sa duhet të ngrihet me të dy...

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë dhe vendosjen e sanksioneve

Eurodeputetët kristianëdemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër i kanë bërë një apel urgjent Komisionit Evropian që të ndalojë plotësisht të gjitha paratë nga Brukseli...

Kuvendi aktual në detyrë deri më 8 korrik, ja kur do të mblidhet seanca e radhës!

Zgjedhjet e 11 majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri në korrik me përbërjen aktuale. Seanca...

Neda Balluku tregon raportin me Arbër Hajdarin pas “BBV”: Më ka mbetur si mik i çmuar

Pas përfundimit të edicionit të “Big Brother VIP”, Neda Balluku ka ndarë me publikun për raportin e saj me Arbër Hajdarin, një...

Lajme të tjera

Web TV