Arrestimi i bosit të kriptomonedhave turke, Çuçi: Tolerancë zero për krimin e organizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bosi turk i kriptomonedhave, Faruk Fatih Özer, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për mashtrim dhe krijim të një organizate kriminale në Turqi, u arrestua nga policia shqiptare në Himarë.

Fill pas ngjarjes, ka reaguar Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Pasi njoftoi homologun e tij turkSüleyman Soylu, se Özer është kapur në qytetin e Vlorës, ministri shkruan se arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli, është një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptar.

“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar”– shkruan ministri.

I shumëkërkuari Ozer u kap këtë të martë në një vilë, të cilën e kishte marrë me qira në Palasë. Arrestimi u krye nga operacionalja e policisë se Elbasanit, pas informacioneve të marra për vendndodhjen e tij.

27-vjeçari Özer ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollarë, ndërkohë që me vete mbante një hard disk me vlerën e 108 milionë dollarëve.

Të fundit

Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Kemi të drejtën për tu përgjigjur

Shteti i Katarit ka reaguar zyrtarisht pas sulmeve të Iranit kundrejt Bazës Ajrore Al-Udeid të Shteteve të Bashkuara të...

“Kemi prova”, Zelensky paralajmëron Evropën për planet e Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Evropën për lëvizje të reja ushtarake të paspecifikuara nga Rusia. “Vërejmë një regres të mëtejshëm të udhëheqjes ruse...

Sulmi iranian mbi Katar, SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s. Autoritetet në...

“Më kërcënuan mua dhe vajzën”, Albana Vokshi përlotet në Këshillin e Europës

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë kërdinë në Këshillin e Europës, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë me ligjëratën e saj patetike referuar...

Erdogan komenton për herë të parë sulmin amerikan ndaj Iranit

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore dhe raketore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, Rexhep Tajip Erdogan theksoi...

Lajme të tjera

Web TV