Klubi rus tallet me Barcelonën: “A jeni xhelozë ju në Barcelonë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Spartakut të Moskës në Rusi ka prezantuar së fundmi transferimin më të ri në merkato teksa bëhet fjalë për ish-futbollistin e Lazios dhe Inter në Serie A, Keita Balde. Futbollisti 27-vjeçar ka firmosur një kontratë trevjeçare me moskovitët ndërsa do të mbajë veshur fanellën me numrin nëntë.

Ndërkohë, skuadra përgjegjëse e klubit rus në rrjetet sociale nuk ka mundur të qëndrojë indiferente ndaj vështirësisë së Barcelonës për të regjistruar lojtarët e afruar në merkato dhe është tallur me katalanasit. “Duke regjistruar një blerje të re pa asnjë lloj problemi, a jeni xhelozë ju në Barcelonë”, shkruhej në llogarinë zyrtare të Spartak Moskë duke ironizuar Barcelonën.

Një postim që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, teksa te Spartak Moskë njihen për ironitë e tilla ndërsa në të kaluarën “pre” ka qenë edhe Bayern Munich.

Të fundit

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës ia pret Flamur Nokës: Jemi “të korruptuar”

Zëvendësi i Sali Berishës në krye të Rithemelimit, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me mbështetës të këtij grupi...

Alarm për cunami? Tërmet i fuqishëm godet këtë vend, ja sa ishte magnituda

Mbrëmjen e djeshme, një tërmet me magnitudë 6.5 ballë goditi provincën Java Perëndimore të Indonezisë,  pa shkaktuar valë gjigante, tha agjencia e meteorologjisë, klimatologjisë...

Erjola “çmendet” nga gëzimi, merr surprizën e papritur nga ‘Vëllai i Madh’

Një surprizë mjaft të bukur ka marrë Erjola në BBV3. Ajo ka takuar katër mbesat e saj, për të cilat në rrëfimin e saj, ka...

Pesë fëmijët më të pasur në botë për 2024

Disa njerëz kanë fatin të lindin të pasur, ndërsa të tjerë duhet të punojnë gjatë gjithë jetës së tyre për të grumbulluar para të...

Kush e fitoi postin e zv/presidentit/Publikohen rezultatet, Meta zgjidhet presidenti i PL

Ilir Meta është zgjedhur presidenti i Partisë së Lirisë, pas votimit që u zhvillua ditën e sotme në Konventën Kombëtare të kësaj force politike. Ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV