test

“Kujdes ka kontrolle”/ Mesazhi i fundit i Martinajt, babai: S’kam shpresa se është gjallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Laçit, që po ndjek hetimin e zhdukjes misterioze të biznesmenit Ervis Martinaj, ka konfirmuar gjatë verifikimeve të saj, vetëm një komunikim të thatë, që Martinaj ka kryer me xhaxhain e tij, përmes aplikacionit “Telegram”.

Mesazhi është dërguar pasditen e 9 Gushtit, nga Martinaj në orën 19:21, duke njoftuar xhaxhain e tij, Rakip Martinaj, me përmbajtjen: “…Kujdes, se mund të ketë kontrolle…”.

Ky mesazh pas 3 minuta është parë nga gruaja e Rakipit, Lavdie Martinaj, e cila është dhe nëna e Brilantit të ekzekutuar në 17 korrik 2022, në masakrën e Fushë-Krujës.

“Ora News” mëson se Lavdie Martinaj në momentin që ka parë mesazhin e mbërritur nga Ervisi, në telefonin e burrit të saj, në orën 19:24 të datës 9 Gusht, ka shkruar: “…A je mirë? Nga kush nga policia apo nga…….”.

Pas këtyre fjalëve të thata, telefoni i Ervis Martinaj, nuk ka pasur asnjë sinjal dhe nuk është dhënë asnjë përgjigje. I vënë në dijeni nga gruaja, për këtë situatë jo normale, Rakip Martinaj, dhe të afërmit e tjerë kanë telefonuar Ervisin, por sërish askush nuk përgjigjej përtej telefonit.

Kjo solli shqetësim të mëtejshëm brenda familjes, duke u impenjuar jo vetëm me burimet njerëzore të tyre, por duke kërkuar dhe ndihmën e organeve shtetërore, për të kryer hetime me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së Ervis Martinaj.

Prej 26 ditësh zhdukja e Martinaj, vijon të mbetet ende mister, duke ngritur dyshime të forta, përmes një ekzekutimi të mundshëm apo për një skenar tërheqje nga aktiviteti i zakonshëm.

Prokuroria dhe vetë familjarët, që po e ndjekin më shumë ankth situatën, kanë përjashtuar në mënyrë kategorike, se në adresë të tyre, Ervisi ka lënë porosi me SMS, për ushqimin e luanit “Simba”, të cilin familja e mban në kompleksin “Arbëria”.

Lexo edhe :  “Na pret një verë e nxehtë”/ IGJEUM zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin

Sipas babait të biznesmenit Ervis Martinaj, 70-vjeçarit Mustafa Martinaj, në kompleksin që familja administron, nuk jeton vetëm Luani, por edhe qeni dhe dy Arusha.

Gjatë një bashkëbisedimi me “Ora News”, babai i Ervis Martinaj, tregon se nuk ka shpresa për të gjetur të birin gjallë. Por njëherësh ai shprehet, se nuk është hapur asnjë mort në banesën e tij, për Ervis Martinaj.

“…ne jemi në një situatë jo të mirë, ndodhemi në momente zie. Shtëpia ime është në mort dhe ka hapur dyert për ngushëllim, pasi unë kam humbur nipin tim Brilantin. Në këtë shtëpi, nuk ka asnjë mort të hapur për djalin, Ervisin, megjithëse shpresat e mia për gjetjen e tij gjallë, tashmë janë shuar plotësisht…” – tregon Mustafai.

Sipas të moshuarit, njerëzit që e kërkonin dhe kanë financuar vrasjen e Ervis Martinaj, janë ish-shokët e tij më të afërt, që ai i ndihmoi dhe i pasuroi me para dhe tashmë të gjithë bashkë ju kthyen kundra.

“…nga Dokle, Reçët, Dukat e grupet në Tiranë dhe grupi i Vlorës, kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme vrasjen tij. Dhe gjatë kësaj kohe, ja vranë të gjithë shokët…” – pohon Mustafa Martinaj.

Të fundit

10% më të lartë se mesatarja, ja kush është shteti me refuzimin më të lartë të vizave

Sipas një studimi të Henley & Partners, Afrika përballet me normat më të larta të refuzimit të vizave për...

Samiti i Paqes për Ukrainën, Spiropali takohet në Zvicër me zv.Presidenten e SHBA-ve

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është takuar me Zv.Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris. Takimi është zhvilluar në...

Trump me deklarata të forta ndaj Zelenskyt: Shitësi më i madh në histori

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është "shitësi më i madh në histori. Sa herë që vjen në këtë vend ai largohet me 60 miliardë dollarë....

Udhëheqësit botërorë në Samitin e Paqes për Ukrainën që mbahet në Zvicër, ç’do ndodhë?

Udhëheqësit botërorë në samitin e paqes në Ukrainë që po mbahet në Zvicër, pritet të miratojnë një deklaratë që riafirmon integritetin territorial të Kievit. Më...

Sot Kurban Bajrami, Kryetarja e Kuvendit uron besimtarët: Sakrificën në emër të besimit

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Nikolla shprehet ndër të tjera që sakrificën në emër...

Lajme të tjera

Web TV