Gabime që prindërit duhet të shmangin tani që fëmijët rikthehen në shkollë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1. Mos jini shumë emocional ditën e parë të shkollës

Përgjithësisht kur fëmijët kthehen në shkollë pas super veres dhe pushimeve që bënë, fillojnë qajnë dhe shfaqin emocione nga më të ndryshmet. Nuk duan të ndahen nga prindërit, e kanë të vështirë të shkëputen prej tyre pasi është vendi ku gjejnë 100% siguri. Gjithsesi, ata nuk janë të vetmit- në të tilla momente prindërit bëhen edhe më emocionalë vetëm nga ideja që duhet t’i lënë vetëm të vegjëlit e tyre. Thënë këtë, është e zakonshme të shihni nëna dhe fëmijë teksa qajnë bashkë në oborrin e shkollës.

Çfarë duhet të bëni është të kontrollini ju nivelin e stresit dhe ankthit, në mënyrë që t’i siguroni qetësi fëmijëve tuaj. Duke parë sjelljen që bëni, do të fillojnë t’ju imitojnë. Mbajini lotët dhe emocionet për më vonë dhe përcillini me një buzëqeshje.

2. Nuk ndihmoni fëmijët me detyrat e shtëpisë apo menaxhimin e kohës

T’i mësosh fëmijëve të jenë të pavarur është shumë e rëndësishme, por kjo kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme deri sa të ndodhë. Si fillim, ata kanë nevojë për mbikqyrjen dhe ndihmën tuaj të vazhdueshme për të menaxhuar kohën dhe detyrat e shkollës. Nëse brenda disa ditësh u është kërkuar realizimi i një projekti ju duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës sesi ata e menaxhojnë kohën dhe sesi përgatiten. Qëndrojini “mbi kokë” derisa të vini re që janë ndërgjegjësuar për detyrimet dhe përgjegjësitë që ju ngarkohen.

3. Projekton frikërat e tua tek fëmijët

Meraku juaj prej prindi është shumë normal dhe i kuptueshëm, por nëse masa kalon padashje bëheni egoistë. Eshtë shumë e rëndësishme që frikërat tuaja të mos transmetohen tek të vegjëlit sepse kjo i ndikon në raportin me shokët e klasës, në performancën e tyre në shkollë, etj. Ata mbajnë dhe ngarkohen gjithashtu me shqetësimin tuaj, prandaj bëni kujdes.

Lexo edhe :  Si ta përmirësoni jetëgjatësinë e baterisë suaj, tri mënyra të thjeshta

4.Të mos i blini mjetet e shkollës për të cilat kanë nevojë

Ndonjëherë prindërit mendojnë se e dinë me saktësi çfarë i duhet fëmijëve për në shkollë. Kjo mund të mos i pëlqejë fare si ide fëmijës, i cili do dhe ka nevojë për sende të tjera. Për ta bërë fëmijën të jetë i sigurtë në performancën dhe prezencën e tij në shkollë, merreni me vete dhe konsultohuni para se të blini mjetet shkollore.

5. Mos “i mbingarkoni” fëmijët me aktivitete

Gabimi që prindërit bëjnë padashje është mendimi se duke shtuar numrin e aktiviteteve do të bëhen njerëz më të mirë. Mos harroni që kurset e pafundme apo klasat e ndryshme mund t’i ngarkojnë fëmijët në atë pikë sa ata s’marrin më kënaqësi. Mos ndërhyni tek koha e lirë e tyre, lërini të jenë fëmijë. Bëjani të ditur prioritetet, por lërini të luajën dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin.

6. Mos flisni keq për stafin e shkollës para tyre

Mësuesit dhe prindërit jo gjithmonë bien dakord për gjithçka, gjë që mund të krijojë frustrim. Gjithsesi, gjëja më e pavend që mund të bëni është të flisni keq për mësuesit para fëmijëve. Fëmijët duhet të jenë në gjendje të gjykojnë vetë dhe të krijojnë opinione të tyre pa u ndikuar prej jush.

Burimi: Psychology Today

Të fundit

“Zoi ishte surprizë”/Arbana Osmani tregon për herë të parë se si vajza “ia prishi planet”

Pas dy djemve, Jonit dhe Diellit, Arbana ishte në mes të punëve, në mes të planeve që kishte bërë...

24 janari, Dita Ndërkombëtare e Arsimit

Në kalendarin e Kombeve të Bashkuara 24 janari është Dita Ndërkombëtare e Arsimit. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 24 janarin si Ditën...

Aleks Soros poston fotografitë me Edi Ramën në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha

Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar sërish më kryeministrin e vendit tonë Edi Rama, këtë herë në Davos të Zvicrës, ku...

Filloni ditën tuaj me mëngjes të shëndetshëm dhe reduktoni rrezikun e diabetit

Ngrënia e mëngjesit rregullisht është treguar se zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare dhe obezitetit. Gjithashtu, ngrënia e një mëngjesi...

Rama: Laboratorët e rinj inteligjentë do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në vend

Kryeministri Edi Rama thotë se laboratorët e rinj inteligjentë po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama...

Lajme të tjera

Web TV