I druhet inceneratorëve? Flet Veliaj: Nëse dikush ka abuzuar rrugës, të mbajë përgjegjësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili është në vitin e fundit të mandatit të dytë, ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës në “Top Story”.

Ndër të tjera, ai foli edhe për inceneratorin e kryeqytetit.

Sipas Veliajt, sot Tirana është shumë më e pastër se më parë dhe falë inceneratorit, mbetjet grumbullohet dhe përpunohen, duke hequr dorë nga djegiet nëpër qytet.

“Ne nuk paguajmë investim, ne paguajmë shërbim. Detyra jonë është t’i mbledhim nga pikat mbeturinat dhe ti çojmë në Sharrë. Mua më intereson që për një çmim më të ulët plehrat t’i çojmë në Sharrë, ajo reja kancerogjene nuk është më mbi qytet. Më intereson ta bëjmë me një çmim më të ulët se paraardhësi. Nëse në këtë proces, dikush ka abuzuar rrugës, duhet të mbajë përgjegjësi”, deklaroi ai.

Nëse dikush ka gabuar, duhet të mbajë përgjegjësi, thotë kryetari i bashkisë Tiranë.

“Ajo që dallon me qeverinë më parë, është se nëse dikush abuzon, qeveria Rama nuk e mbron. Nëse në këtë proces njerëzit kanë bërë gabime, kjo s’do të thotë që t’i kthehemi prapë djegies së plehrave nëpër Tiranë. Unë paguaj vetëm për plehrat që kam çuar sot. Nëse dikush ka bërë gabim le të gjykohet, por unë s’kam lidhje. Rasti i Elbasanit dhe Fierit është tjetër, ne paguajmë vetëm shërbimin në Tiranë”, tha Veliaj.

 

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV